Laureta Meçi fiton rol tek filmi Desciple, këndon dhe kolonën zanore

October 30, 2010   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Laureta Meçi, po përgaditet të shfaqë surprizat e reja. Pas publikimit të këndës “Set your soul free”, ajo ka realizuar një tjetër këngë në gjuhën angleze por me disa fjalë shqip.

“Sapo kam mbaruar inçizimin e këngës më të re të titulluar “Turn around”, e cila është në anglisht dhe ka edhe disa fjalë shqip”, tregon Laureta. Ajo thekson se kënga është e stilit club-dance dhe pritet të lançohet së shpejti. Kënga është realizuar në studion Mindsmack të Manhatten, ndërsa për muzikën dhe tekstin është kujdesur Brian Rund.

Muajin që vjen pritet të realizohet klipi i këngës, ndërsa pak më vonë pritet të realizohet edhe remixi i saj. “Kënga do të promovohet edhe në Europë, promovimin e të cilës e ka marrë përsipër Ardjon Gregory Nanushi dhe “DNB Management”, që gjithashtu menaxhon disa nga emrat më të njohur në Europë, si: “Juan Magan, Inna, Deep System, Edy Watta and David Deejay feat Dony”. Përveç muzikës, Laureta përgatitet të shfaqet edhe në një film tjetër të ri, rol të cilin sapo e ka fituar.

“Gjithashtu sapo kam marrë një rol të ri tek filmi “Desciple”, i cili do të shfaqet nëpër teatër dhe do të dalë edhe në dvd. Është një “Psychological thriller” dhe unë do të luaj rolin e një këngëtareje të njohur, e cila e ndihmon zgjidhjen e vrasjes. Gjithashtu unë do të këndoj edhe kolonën zanore të këtij filmi.

Ai do të ketë promovim të madh këtu në Amerikë me parakalime nëpër qilimat e kuq, ndërsa po këtë vit do të fillojnë të shfaqen edhe pjesë të filmit “Shadow kill” dhe disa supriza të reja”, përfundon Laureta Meçi.