Përmbytjet mbyllin rrugët mes Shqipërisë e Malit të Zi

November 12, 2010   | Ngjarjet - Events

Ulqin, 11 nëntor – Lidhja Auto-moto e Malit të Zi (LAMZ), bën të ditur KosovaLive, ka njoftuar të enjte se për shkak të përmbytjeve në Shqipëri, konkretisht në aksin rrugor Shkodër- Hani i Hotit, ky vendkalim mes Malit të Zi e Shqipërisë është përkohësisht i mbyllur nga ana shqiptare.

Vozitësve të cilët kanë për qëllim që të udhëtojnë në Shqipëri, u rekomandohet që këtë ta bëjnë nëpërmjet pikës kufitare mes Ulqinit e Shkodrës – Sukubin/Muriqan.

Kjo organizatë njofton po ashtu se në aksin e magjistrales Podgoricë–Kollashin është duke u sanuar tuneli nr. 6 dhe mbi këto baza është i ndaluar qarkullimi i të gjitha kategorive të automjeteve, nga ora 9 deri në 11 dhe nga 13:00 deri në 15:00, si dhe nga ora 1 deri në orën 5 të mëngjesit.

KOHA NET
YouTube Preview Image