Rozana Radi, skena hot gjatë turneut në Amerikë

November 14, 2010   | Lajmet / Vijesti

Rozana Radi, këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, ka qenë për një udhëtim-maratonë në Shtetet e Bashkuara, ku objektivi kryesor ishin koncertet në të cilat ishte e ftuar. New York, Chikago, Detroit… dhe Rozi sigurisht krahas punës nuk ka lënë pa vizituar dhe vendet më të spikatura të kontinentit tjetër.

Në faqen e saj të facebookut, shkruan me shumë humor për vizitën që kishte bërë te

statuja e lirisë; sot po vizitoja statujën e lirisë…u desh të merrja një anije për të shkuar deri atje dhe disa kate për tu ngjitur deri te kurora….po Skënderbeun pse se bëjmë dhe ne me bileta s’e kuptoj…

Rozanës nuk i kanë munguar takimet me fansat, madje dhe me të njohurit e kushërinjtë që i ka takuar gjatë udhëtimit në Amerikë. E Rozi nuk ndryshon asnjëherë. Në këtë foto të çmendur, Rozi është duke i lëpirë veshin një djali, që duke zhbiriluar edhe më shumë, mësuam se është një i njohur i saj. Nuk kanë munguar edhe netët ku ajo ka qenë super tapë, e mbase kjo foto është marrë pikërisht në një prej këtyre. Djali e ka emrin Gejsi, madje për takimin me të i ka treguar në e-maile edhe të motrës.

Gjithsesi eksperienca e saj në SHBA, me çfarë shkruan vetë këngëtarja, ka qenë e paparë, por sërish mendjen e ka pasur te Kënga Magjike, ku ajo dhe fansat e saj e quajnë pretendenten kryesore, shkruan Bluetooth.
YouTube Preview Image