Moment historik për proceset integruese të Malit të Zi – Video

November 19, 2010   | Intervista / Intervju

Komisioni Evropian dha rekomandimin që Mali i Zi të jetë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian
“KE konsideron se bisedimet mbi anëtarësim në BE duhet të fillojnë atë moment kur vendi të arrijë nivelin e domosdoshëm të respektimit të kritereve për anëtarësim, posaçërisht kritereve politike të Kopenhagës, me të cilët kërkohet stabiliteti i institucioneve dhe garantimi i sundimit të ligjit”, ka thënë komesari për zgjerim i BE-së, Shtefan File, gjatë prezantimit të Mendimit të Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian ka rekomanduar te marten qe Mali i Zi te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian, por deri ne fillim te bisedimeve ai duhet te beje perpjekje shtese dhe te permiresoje gjendjen ne shume fusha. Mendimin e Komisionit Evropian mbi kerkesen e Malit te Zi per anetaresim ne BE, e ka prezantuar ne Bruksel komesari per zgjerim, Shtefan File. “KE konsideron se bisedimet mbi anetaresim ne BE duhet te fillojne ate moment kur vendi te arrije nivelin e domosdoshem te respektimit te kritereve per anetaresim, posacerisht kritereve politike te Kopenhages, me te cilet kerkohet stabiliteti i institucioneve dhe garantimi i sundimit te ligjit”, ka thene File. “Komisioni rekomandon qe Mali i Zi te fitoje statusin e kandidatit”, ka theksuar ai. Sipas tij, Mali i Zi duhet te plotesoje shtate prioritete kyce. “Gjate paketes se ardhshme te zgjerimit ne vitin 2012 ne do t’i kthehemi ceshtjes se implemetimit te ketyre prioriteteve”, ka theksuar File. Vendimi i Komisionit Evropian eshte pershendetur nga institucionet shteterore dhe kreret shteterore te Malit te Zi. Kryeministri i Malit te Zi, Millo Gjukanoviq, ka vleresuar se fitimi i statusit te kandidatit per anetaresim ne BE paraqet mirenjohje per punen qe ka bere Mali i Zi, ndersa ne te ardhmen e afert do te krijohen kushtet per fillimin e bisedimeve per anetaresim. Ai ka perkujtuar se Mali i Zi eshte vendi i pare pas vitit 2005 i cili ka fituar statusin e kandidatit per anetaresim ne BE. “Kjo eshte inkurajuese jo vetem per Malin e Zi, por edhe per vendet e tjera te rajonit, sepse ne kete menyre konfirmohet percaktimi i BE-se qe te vazhdoje me politiken e zgjerimit”, ka thene ai. Shefi i Delegacionit te BE-se ne Podgorice, Leopold Maurer dhe ministrja per Inegrime Evropiane, Gordana Gjuroviq, kane vleresuar se vendimi i Komisionit Evropian qe te rekomandoje Malin e Zi per fitimin e statusit te kandidatit per anetaresim ne BE eshte rezultat i tere shoqerise malazeze. “Ky eshte moment historik ne proceset e integrimit te Malit te Zi ne Bashkimi Evropian”, ka thene Maurer ne konferencen per shtyp pas publikimit te Mendimit te Komisionit Evropian mbi kerkesen e Malit te Zi per aplikim. Ministrja Gjuroviq ka vleresuar se rekomandimi i KE-se qe Mali i Zi te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim eshte konfirmim i perpjekjeve te cilat Mali i Zi, shoqeria dhe institucionet e saj kane bere ne reformat dhe rrugen evropiane. Ajo ka thene se per qeverine kjo do te thote shume pune “per arsye se rruga deri tek anetaresimi eshte shume e gjate dhe kerkuese”. Gjuroviq ka theksuar se eshte optimiste lidhur me fitimin e statusit te kandidatit ne dhjetor. “Une do te deshiroja qe ky vendim te merret ne dhjetor nga ana e 27 vendeve anetare te BE-se”, ka deklaruar ajo.

(Kohapress)
Video RTCG
http://www.rtcg.me/images/biblioteka/audio_video_arhiva/replika_11112010.flv