Rritet niveli i ujit – Video

December 1, 2010   | Shtypi / Mediji

Kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe homologu i tij Sali Berisha do të shqyrtojnë me 13 të këtij muaji platformën e përbashkët për zgjidhjen konkret te situatës së vështirë hidrologjike u tha në takimin e sotëm të ministrit malazeze të ujërave Millutin Simoviq dhe ministrit për ruajtjen e mjedisit të Shqipërisë Fatmir Mediu që u zhvillua në Ulqin.

Në Kuvend sot u kërkua nga opozita që të caktojë mbledhjen e jashtëzakonshme të kolegjiumit të kryetarit të kuvendit për shkak të situatës së shkaktuar nga përmbytjet dhe reagimit jo adekuat të shërbimeve kompetente shtetërore.

Niveli i ujit në Zetë , Bunë dhe Liqenin e Shkodrës është rritur dhe situata është gjithnjë e më e komplikuar, u kumtua nga ministria për punë të brendshme dhe administratë publike.

Danillo Mileviq nga sektori për situatat e jashtëzakonshme në ministrinë e brendshme theksoi se në Dinoshë dhe në Tuz kërcënon rreziku nga përmbytjet edhe më masive.

Kryetari i Komunës urbane të Tuzit njoftoi se situata në alarmante është në fshatin Nënhelm sepse po rritet niveli i Liqenit të Shkodrës por situata mjaft e vështir po paraqitet edhe në Sukruq, Kodër Budan dhe Vrane. Gegaj dje vizitoi vendet më të rrezikuara së bashku me shtabin e emergjencës.

Situata në Mal të Zi nga përmbytjet është gjithnjë e më e rëndë dhe duhet bërë ç’është e mundur që të sigurohet prona e qytetarëve, ka deklaruar ndihmësministri i punëve të brendshme për situata të jashtëzakonshme Zoran Begovic.

Ai po ashtu ka njoftuar për rritjen e nivelit të ujit të Liqenit të Shkodrës dhe pothuajse të gjithë lumenjve të cilët kërcënojnë lagjet e banuara më të afërta. Nga pasojat e përmbytjeve disa rrugë lokale janë jashtë përdorimit, kurse nga ministria e punëve të brendshme kanë njoftuar se janë të gatshëm të ndihmojnë qytetarët në rajone më të rrezikuara.

RTCG
http://www.rtcg.me/images/biblioteka/audio_video_arhiva/okvir_28112010.flv