Plehrat e Shqipërisë mbërrijnë edhe në Ulqin – Video

December 7, 2010   | Turizmi / Turizam

Në Ulqin ka shpërthyer alarmi për shkak se brigjet e këtij vendi janë ndotur me produkte që mendohet se kanë mbërritur nga Shqipëria.
Kufoma kafshësh, shishe e materiale të shumta plastike janë parë në brigjet e Ulqinit, ndërsa qytetarët janë ankuar për këtë problem. Në këtë vend ka nisur diskutimi se kush duhet të merret me pastrimin e këtyre mbeturinave që kanë mbërritur nga Shqipëria. Mediat vendase, por edhe të vendeve perëndimore, lajmërojnë për një rrezik që vjen nga Shqipëria. “Mesdheu po ndotet nga Shqipëria”, shkruajnë mediat zvicerane. Ekspertët e KE kanë thënë se mbeturinat kanë pasur etiketa shqiptare dhe rrymat i kanë sjellë në drejtim të Malit të Zi dhe  Kroacisë.

Lajme nga Ulqini
Foto nga Ismet Karamanaga Facebook
YouTube Preview Image


2