Ulqin më në fund bëhet me pushtet – Video

December 13, 2010   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Ulqin, 13 dhjetor – Më në fund, në Ulqin shpallet bashkëqeverisja që do të udhëheq me këtë qytet në katër vitet e ardhshme. Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, ashtu siç bëri në Tuz, edhe në Ulqin lidhi koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve (PDS) të Milo Gjukanoviqit.

Në një konferencë për media në mbrëmjen e së shtunës, Dinosha, përaqësues i partisë së tij dhe Partisë së Prosperitetit Demokratik (PPD) së bashku me shefin e PDS në Ulqin, Luigj Lubo Shkrela, deklaruan gojarisht marrëveshjen e bashkëqeverisjes në Ulqin, duke e ndarë pushtetin 50:50, përfshirë edhe partnerin e tretë, PPD, lideri i UDSH këtë pushtet e sheh të qëndrueshëm.

Ndërkaq, Shkrela lavdëron Dinoshën për kontributin e madh, sidomos me rastin e pavarësimin e Malit të Zi, por edhe Dinosha Shkrelën duke e quajtur atë “Gjukanoviq në Ulqin.”

Në zgjedhjet e përseritura të 17 tetorit, lista e përbashkët “UDSH-PPD së bashku për të ardhmen”, siguruan 10, ndërsa PDS 7 këshilltarë.

Gëzim Hajdinaga nga UDSH, të cilit mandati i skadon në shtatorin e ardhshëm, ai do të jetë edhe në katërvjeçarin pasues në këtë post, ndërsa PDS do të udhëheq me Parlamentin.

Në pyetjen e KosovaLive se kur do të nënshkruhet marrëveshja me shkrim për të qartësuar edhe hequr dyshimet që dëgjohen në opinion, Dinosha edhe Shkrela u përgjigjen se ky akt, mbase, do të bëhet para kamerave televizive, deri në fund të kësaj jave.

Mbi këto baza, Forca e Re Demokratike me 11 këshilltarë si partia më e madhe në Ulqin, mbetet në opozitë. Njohësit e rrethanave politike në Ulqin thonë se ky është rezultati marrëdhënieve midis partive politike shqiptare, të cilat nuk arritën të tejkalojnë përçatjet dhe inatet e jashtëzakonshme mes veti, edhe nuk morën qeverisjen e Ulqinit, për të rikthyer pushtetin e shqiptarëve në këtë qytet.

Koha Net
YouTube Preview Image

3