Afërdita Dreshaj, kandidate për të përfaqësuar Kosovën në Miss Universe

December 18, 2010   | Lajmet / Vijesti

Spektakli i bukurisë “Miss Kosova Universe” i cili ishte planifikuar të mbahej me 25 dhjetor, është shtyre për datën 15 janar të vitit 2011. Kjo ka ardhur për shkak që një pjesë e bashkëpunëtorëve të organizatorëve të këtij evenimenti, kanë qenë të zënë rreth zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe të angazhuar me incizimet e programeve festive për Vitin e Ri.

Spektakli “Miss Kosova Universe 2011” do të organizohet sërish nga kompania “Art Motion” në bashkëpunim me Fadil Berishën dhe “RTV21”. Agron Selimi drejtor i kësaj kompanie bëri me dije për “Zërin” se ndonëse është shtyre asgjë nuk do të zbehë rëndësinë e këtij manifestimi. “Dhjetori ishte një muaj shumë i ngarkuar si nga mediet ashtu edhe nga artistët tanë dhe duke pas parasysh zgjedhjet e fundit që u mbajtën dhe

përgatitjet e programeve festive për Vitin e Ri, menduam që këtë spektakël ta realizojmë në janar duke qenë se ky muaj është më i qetë dhe ia vlen që të shohim një spektakël të bukur”, shprehet ai.

Sipas Selimit në kandidaturë janë 28 vajza të cilat kanë filluar që përmes spoteve publicitare në “RTV21” dhe “21 plus” të shfaqën disa herë gjatë ditës, ndërsa publikut i mbetet që përmes televotimit të zgjedh 20 finalistet të cilat do të publikohen edhe në faqen zyrtare www.misskosova.net.
Tutje tregoj ai se përgatitjet për vajzat finaliste do të fillojnë në fillim të janarit, ndërsa parashihet që ato të kenë për afro dhjetë ditë në dispozicion. Ai shtoi se ka shumë vajza të bukura sa që do të këtë shumë punë juria për të përzgjedh më të bukurën.

“Të gjitha vajzat janë të bukura, por dhjetë prej tyre do të bëjnë një garë shumë të fortë që besoj se do të jetë e vështirë edhe për jurinë për të zgjedh më të bukurën prej vajzave” thotë ai duke shtuar se vajza do të zgjidhet prej jurisë ndërsa një pikë do të jepet edhe nga publiku.

Afërdita Dreshaj gjasa më të mëdha për të fituar.Përpos shumë vajzave që janë nga qytet e ndryshme të Kosovës, në këtë garë do të marrin pjesë edhe tri vajza nga diaspora. Njëra do të jetë nga Belgjika, një tjetër nga Suedia, kurse nga Amerika do të vjen Afërdita Dreshaj.

E kur kihet parasysh sukseset e Afërditës në fushën e modës, nuk kemi se si mos ta cilësojmë si pretendente kryesore për çmimin e parë të këtij spektakli, ani pse organizatori nuk e specifikon asnjërën nga vajzat si fituese të parakohshme. “Në rast se Afërdita hynë në finale, atëherë ajo do të bëhet pjesë e 20 finalisteve.
Sigurisht që nga ato 20 vajza, njëra edhe do të fitoj. Se kush mund të jetë ajo, unë nuk e di. Për ne është e rëndësishme që të zgjidhet vajza më e bukur dhe që na përfaqëson sa më bukur në Miss Universe 2011”, pohon Selimi.

Ndërkohë për dallim nga bukuroshja Marigona Dragusha e cila arriti që të rrëmbej çmimin “Përcjellësja e dytë” në “Miss Universe 2009”, përfaqësuesja e fundit Kështjella Pepshi nuk shkëlqeu në manifestimin e këtij viti. “Nuk ka qenë faji ynë, ka qenë një dobësi e përfaqësues sonë.

Ne jemi munduar që të ia ofrojmë të gjitha mundësitë, por nëse ajo nuk mundet t’i aplikoj, mbetet çështje e saj. Ajo ka qenë e bukur, ka qenë e përgatitur, por meqë jeton në Zvicër, nuk kishte njohuri të mirë me gjuhën angleze dhe kjo i ka kushtuar gjatë intervistës të cilën e ka dhënë për organizatorët e Miss Universe”, arsyeton Selimi.
Spektakli “Miss Universe 2011” fitet se do të mbahet në Brazil por deri në muajin prill ende nuk dihet vendi i saktë.

YouTube Preview Image
2