Nora Istrefi zhvishet sërish në klipin ”Nora nuk është njësoj”

December 19, 2010   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja seksi, , duket se nuk po ndalet duke na sjellë vazhdimisht këngë e videoklipe të reja. Së shpejti pritet të shfaqet në ekranet televizive kënga dhe videoklipi i saj më i ri, “Nora nuk është njësoj”.

“Kënga është jashtëzakonisht e mirë edhe klipi gjithashtu. Unë shpresoj të kem dhënë maksimumin tim, kështu që besoj se do të pëlqehet nga fansat e mi, edhe sepse e kam konsideruar këtë si një këngë-dhuratë për festat e fundvitit për të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe përveç kësaj, do të kenë rastin të shohin një Norë më ndryshe”.

Klipi është realizuar nga Entermedia, muzika është e Arbrit dhe Chris-it, kurse teksti është i Dasit. Nora na e ka shuar kuriozitetin edhe kur e pyetëm për planet e fundvitit. Turneu i saj do të nisë që në datën 22 dhjetor në Amerikë, vend ky që do ta gjejë edhe në natën e ndërrimit të viteve. Ndërsa në kujtimet për vitin 2010, ajo do të risjellë në mendje vetëm kohë të mira, fat dhe karrierë të frytshme, që shpreson ta rigjejë edhe në vitin që do të vijë.

SHIKO FOTOGALERIN E NORA ISTREFIT

YouTube Preview Image