Antoinette Nikprelaj po e pushton Hollivoodin

December 20, 2010   | Lajmet / Vijesti

Për bukuroshen me prejardhje shqiptare, Antonieta Nikprelaj, ka shumë pak të dhëna që mund të gjenden, por gjithsesi zeshkania magjepsëse gjithnjë e më shumë po lë gjurmë si në botën e modës, ku edhe ka nisur karrierën, ashtu edhe në botën e filmit. Antonieta, e lindur më 20 shtator 1986 dhe e cila besohet se është me origjinë nga Mali i Zi, tashmë është bërë shumë e kërkuar nga regjisorë të ndryshëm të Hollivudit.

Me bukurinë e saj magjepsëse dhe shumë ekzotike, ajo ka pushtuar edhe regjisorin e pjesës së katër të filmit të popullarizuar “Pirates of the Caribean: On Stranger Tides”, i cili ia ka besuar një rol tejet të veçantë, atë të sirenës së detit, e cila sfidon edhe karakterin kryesor të këtij filmi, kapitenin Jack Sparrou, i cili luhet nga Johnny Depp, transmeton portali Indeksonline.

Edhe ky i fundit e ka lavdëruar shumë bukuroshen shqiptare, por jo vetëm për bukurinë e saj, por gjithashtu edhe për talentin si aktore. Se a do të jetë kjo një mundësi që Antonietën ta shohim në role më të mëdha në të ardhmen, pritet të shohim, por gjithsesi do të jetë mjaft interesante të shihet edhe në filmin në fjalë, ku ka shumë skena.

KOHA NET

YouTube Preview Image