Vesa Luma e ka vështirë të ecë me taka të larta

January 7, 2011   | Lajmet / Vijesti

Përkundër faktit se i pëlqen të vishet edhe me fustane të gjata, me të cilët gjithmonë ndihet “glamuroze”, këngëtarja Vesa Luma thotë se nuk mund të vesh shpesh fustane të tilla.
Ajo bën me dije se i ka mëri taket e larta, të cilat edhe po të dojë t’i veshë me fustane të gjata, ato shpesh i pengojnë për shkak se gjithnjë mund të shkelë fundin e fustanit.

“Sado shpesh që veshi taka të larta, prapë se prapë nuk mësohem me to. Për këtë arsye më shumë vishem me fustane të shkurtra apo pantallona të shkurtra, sepse e kam më të lehtë të eci edhe me taka”, ka përfunduar Vesa.

Telegrafi

YouTube Preview Image