Një tërmet dridh Plavën

January 14, 2011   | Rajoni / Region

Plavë, 13 janar – Enti seizmologjik i Malit të Zi ka kumtuar se ditën e enjte rreth orës 9:00 ka regjistruar tërmet të intensitetit të vogël, 2 km në perëndim të Plavës.

Fuqia e tërmetit në epiqendër ishte 2,6 ballë sipas shkallës Rihter, përkatësisht 4 gradë sipas shkallës së Merkalit.

Ky Ent thekson se epiqendra e kësaj dridhje të tokës është vlerësuar në një thellësi prej 3 km.

Ky tërmet, sipas KosovaLive, përveç shqetësimeve të qytetarëve, nuk ka pasur mundësi që të shkaktojë dëme materiale në zonën e prekur.

KOHA NET