Zbavitjet ekstravagante të Sinanit e Seldit dhe udhëtimi në Amerikë

January 14, 2011   | Lajmet / Vijesti

Pas duetit “Adrenalina” këngëtarët Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, duket që janë ndier vërtet të ekzaltuar në ditët në vazhdim, ndërsa janë fotografuar tek festojnë në prag të festave të fundvitit në një nga lokalet e njohur në Tiranë. Pak ditë para se të niseshin për një koncert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata janë argëtuar në orët e vona me alkool, cigare dhe femra. Siç e shihni nga fotot, Sinani është fotografuar ndërsa shkëmben puthje të nxehta më një femër brune, që nuk dihet ende nëse e ka mikeshë, apo është njohur atë mbrëmje. Pas zhurmës rreth miqësisë së këngëtarëve ata vendosën të publikojnë klipin e tyre luksoz, duetin e parë artistik, ndërsa i drejtohen një femre zeshkane, duke mohuar që të jetë një person real.
Klipi që kushtoi 10 mijë euro po transmetohet në të gjitha kanalet muzikore shqiptare. Vargjet e këngës u shkruan nga Rozana Radi, ndërsa muzika nga Alban Fortuna. E veçanta e këngës është një miksim i motiveve popullore dhe muzikës RnB, dy rrymat e lëvruara nga secili këngëtar në karrierën e tyre muzikore. Edhe Seldi Qalliu, ish-banor i “Big Brother 3”, e ka hedhur poshtë idenë se këtë këngë ia ka kushtuar Domenikës, ish-të dashurës së tij. Ai është shprehur për “Panorama Plus” se “jo vetëm që nuk ia kam dedikuar këngën asaj, por tashmë dhe emrin ia kishte harruar”. Ndërsa Sinani, gjatë një interviste ekskluzive dhënë gazetës “Panorama”, mohoi që kjo këngë t’i kushtohej një femre reale, siç ishte përfolur se mund të bëhej fjalë për ish-të dashurën e Seldit, Domenikën. Por nga ana tjetër, ai nuk mohoi që ideja për këtë bashkëpunim u lindi nga vëmendja publike që morën të dy, pas deklaratës së Domenikës, e cila pohoi se mes tyre nuk ekzistonte thjesht një miqësi.

Shqip Media
YouTube Preview Image