Rovenes Stefës ia vjedhin banesën në Prishtinë

January 21, 2011   | Lajmet / Vijesti

Ka pak kohë që Rovena Stefa së bashku më të motrën Elisa e kanë edhe një apartament në Prishtinë dhe ku aktivitetin e tyre muzikor e kanë shtrirë sa në Tiranë, e sa në Kosovë dhe që vërtet po ju ecën mirë, por ajo që ne morëm vesh ishte se vajzave ua kanë vjedhur hajnat banesën.

Madje, sipas Rovenës, ata kishin qenë “hajdutë me shije në gardërobë”, pasi ua kishin marrë shumë gjëra dhe rroba origjinale.

Por, me gjithë keqardhjen për këtë ngjarje kur e kujtojnë, vajzave u vjen shumë keq për një disk, ku i kanë pasur të gjitha materialet e rëndësishme të karrierës muzikore të Rovenës.

YouTube Preview Image
1