Filmi dokumentar Ana e Malit thesar që nuk shuhet të autorit Nexhmedin Avdiu

January 31, 2011   | Kulturë / Kultura

“Ah, si nuk zgjati me shumë” – me këto fjalë gazetari dhe shkrimtari Haxhi Shabani e përshkroi filmin dokumentar “Ana e Malit thesar që nuk shuhet“ të autorit Nexhmedin Avdiu. Me këto fjalë mund të përshkruhet edhe e gjithë mbrëmja e promovimit të këtij dokumentari që u shfaq këtë të shtunë në Qendren për kulture në Ulqin.

Për të ditur se ku do shkojmë – duhet të dimë se ku kemi qenë. Me pak fjalë ky është edhe mesazhi që autori i këtij dokumentari dëshiron të transmetoj të shikuesi i sotëm por edhe për brezat e ardhshme.

Doket dhe zakonet e vjetra, këngët dhe vallet të vjetra por të ruajtura për mrrekulli dhe me fanatizëm deri në ditët e sodit, mjeshtëritë dhe artizanatet e mbi të gjitha bujaria, urtësia dhe mikëpritja ishin gërshetuar në mënyrë të shkëlqyeshme në këtë film dokumentar për trevën e Anës së Malit.

Para fillimit të shfaqjes të pranishmeve u drejtua autori i filmit i cili i falenderoi për pjesmarrjen aq masive si dhe pëshëndeti kontribuesit për këtë dokumentar e që ishin të shumtë, duke filluar nga pjesmarrësit e filmit që ishin njerëz të të gjitha moshave dhe fshatrave të zonës së Anës së Malit e deri të sponzorët. Vlen të përmendet se donatoret financiar ishin biznesmenet shumë të respektur nga kjo zonë të cilët z. Avdiu i falenderoi përzemërisht e ato ishin: Jakup Gjeloshi, Kabil Kurti, Selatin Gjeloshi, Enver Demiri, Muslim Llolla dhe Nusret Tulla.

Për dhe rreth dokumentarit foli z. Haxhi Shabani që e vlerësoi punën e bërë nga autori si dhe punën e shkëlqyeshme të kameramanëve pasionant Adrian Avdiu dhe Ardian Taipi. Zoti Shabani shtoi se zona e Anës së Malit ka për të cilët dhe duhet të mburret për bijtë e vet.

Promul Ulqin

Folklori i Ulqinit dhe Ana e Malit, Gojëdhënat, legjendat, këngët popullore, bejtet, këngët për heronjtë jane pasuri kombëtare që shqiptarët në Ulqin dhe Anë të Malit duhet ti trashëgojne nga brezi në brez. Jepni kontributin tuaj të çmuar në këtë drejtim duke sjellë folklorin e Ulqinit dhe Anës Malit tuaj.

Presim nga ju fotografite me tematikë folklorike shqiptare nga Ulqini dhe Ana Malit  duke i grumbulluar krejt në një vend.

Lajme nga Ulqini
Filmi dokumentar Ana e Malit

YouTube Preview Image

Amull,Mali i Bardhë, Bojkë, Brajshë,Braticë, Mali i Brisë, Qurkaj,Darzë, Kllezna e Poshtme, Shtoji i Poshtëm, Dragaj,Draginë, Fraskanjell, Kllezna e Epërme, Shtoji i Epërm, Kalimani, Kodër, Kolonza, Kosiq, Kravari, Kruçë, Krythë, Krytha e Braticës, Leskovac, LisënBorë, Megjreç, Millë, Mozhurë, Pistull, Rastish, Reç, Salç, Shas,Shtodhër, Sukobinë, Sutjell, Shëngjergj, Ulqini,Ulqin, Katërkollë,Vlladimir, Zogaj,
4