Kristine Elezaj për herë të parë këndon me Noizyn

February 4, 2011   | Zbavitje / Zabava

Noizy tani në skenë vetëm me Kristine Elezaj nga Amerika


Do të jetë një fillim i ri me fat ky vit sapo ka hyrë për reperin Noizy. Pas një turi koncertesh për Krishtlindje në Shtetet e Bashkuara të Amerikes së bashku me Gentën, Real 1 dhe Dj Blunt, ai ka diskutuar atje për një fazë të re karrierës së tij, fillimin e një bashkëpunimi me këngëtaren e muzikes pop, Kristine Elezaj, një këngëtare me origjinë gjysme shqiptare, mjaft e
suksesshme në Amerikë.
YouTube Preview Image
”Këte vit do të kem bashkëpunim me Kristinën, e cila jeton në Nju Jork dhe ka marrë pjesë në ”Grammy Awards”, tha Noizy. Ata janë takuar për herë të parë në datë 20 dhjetor dhe ka qenë një kërkesë e vetë këngëtares për këtë bashkëpunim të realizuar nëpërmjet menaxherit të saj, që ajo ka në Amerikë.
Mediat amerikane kanë shkruar se ky do të jë jetë viti i Kristine në muzikën pop dhe ky është një fat i madh për Noizyn, i cili ka menduar që të zhvendoset për ca kohë atje, ku do të realizohen dhe duetet e para më këngëtaren.

Perfomancat e para të Noizyt me këngëtaren 24- vjeçare do të mbahen në Detroit dhe Nju Jork.
Kristine, me tiparet e biondes, është komentuar si pasardhësja e Britney Spears ne muzikë, ndërsa rrallë përmendet origjina prej shqiptareje nga nëna e saj.


YouTube Preview Image