Argjentina Ramosaj, shumë e kërkuar

February 12, 2011   | Lajmet / Vijesti

Argjentina Ramosaj, bukuroshja nga Kosova, qe kohën më të madhe e kalon në Holandë, po merret seriozisht me muzikë. Ajo po ngjitet në skenën tonë muzikore ngadalë por sigurt, ndërsa me zërin e saj te bukur, dominimim në skenë dhe sharmin qe e ka premton shumë dhe nëse vazhdon ashtu siç ka filluar, e ardhmja e saj do të jetë e ndritshme.  Këngëtarja ketë muaj ka marrë ftesa të shumta nga organizator të ndryshëm në Kosovë,ndërsa tani janë konfirmuar dy mbrëmje ku ajo do të performoje, një në Prizren e një në Prishtinë. Një nga klubet me të frekuentuara në Prishtinë, e paralajmëron mbrëmjen me Argjentinën, si me te veçantën ne kryeqytet. Ne performimet e saj, Argjentina do të jete e shoqëruar nga ”Nouveau Beats” dhe Dj Vins Le Fin.


Zhurnal

YouTube Preview Image