Genci Nimanbegu: Letër e hapur Kryetarit të komisionit të tenderit për Valdanos

February 16, 2011   | Politika

Letër e hapur Kryetarit të komisionit të tenderit për Valdanos, nënkryetarit të Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministrit për shoqërinë informatiike, ish-Kryetarit të Këshillit për privatizim, nënkryetarit te SDP-së

I nderuari zotëri Lazoviq,

Së pari ktheni Valdanosin pronarëve legjitim e pastaj jepni dorëheqje

Shpreh pakënaqësi ne lidhje me shkresën tuaj me të cilën më njoftoni që kontrata për dhënien me qira të Valdanosit është në web faqen e Këshillit për privatizim. Kjo ishte pergjegja e juaj në kërkesën time derguar me 1.02.2011, konform nenit 50 te rregullores së Parlamentit të Malit te Zi, që të më siguroni propozimin e kontratës të dhënies me qëra të gjirit të Valdanosit.

Kështu keni shkelur dispozitëm e rregullores së Parlamentit dhe keni treguar mosrrespekt edhe ndaj institucionit te Parlamentit të Malit te Zi, institucion ku unë jam zgjedhur në votimet legjitime nga ana e qytetarëve të perfaqësoi interesat e tyre, me atë që nuk mi keni dorëzuar dokumentat e kërkuara.

Mirë është që siç theksuat që dokumenti në fjalë e keni publikuar me kërkesën e OJQ-së MANS , edhe pse më heret e keni patur kërkesën time, poashtu edhe kerkesat e shumta të qytetarëve të Ulqinit për dhënien e kësaj informate, se vetëm me punë publike dhe transparencë shoqëria mundet më në fund të vërtetohet që ajo çka ju planifikoni me gjirin e Valdanosit është e dëmshme dhe e kundërt me interesat e ish pronarëve, qytetareve të Komunës së Ulqinit dhe të Malit te Zi.

Për Cubus Luxin, dhe për ate që e diskualifikon nga procedura e tenderit ju kam inrformuar publikisht, me institutin e pyetjeve të deputetëve me 21 dhejtorë 2009. Atëherët të gjithë klubeve parlamentare i]jan dhënë raportet finansiare të Cubus Luxit të cilat tregojnë që kjo firme është në borxhe, pa asnje pronë, ku borxhet tejkalojnë pronën për 9 milion pounda. E cila nuk ka ka patur suksesë as në Kroaci dhe në vende tjera. Prandaj jam i sigurtë që edhe ju e dini që nuk jeni në rrugë të drejte dhe që Cubus Lux eshte vetëm një mask për kush e di cilët dhe çfarë investitorësh.

E ne në Ulqin investitorë të tillë kemi patur edhe tepër: dhe Otranti, edhe Galebi, dhe Albatrosi, Solana dhe asnjëri investitor nuk i ka përmbushur pritjet e bashkësisë tonë.

Për këtë anuloni tenderin e Valdanosit dhe filloni të merreni me revizion të kontratave të deritanishme të privatizimit dhe efektet të dëmshme të privatizimit.

Ju perkujtojë që problemi i Valdanosit nuk është dhe nuk mund të jetë vetëm në kredibilitetin e investitorit potencial. Problemi qëndron në atë se ajo pronë është marrë në mënyre të paligjshme dhe nuk është shfrytzuar për ate. Këtë ju vërtetojnë edhe dy vendime të gjykatës së larte dhe asaj administrative të Malit te Zi nga viti i kaluar.

Ajo pronë duhet tu kthehet pronarëve legjitim, qindra familjeve, të gjitha nacionaliteteve dhe përkatsive fetare, bashkësive fetare dhe Komunës së Ulqinit. Për këtë askush relevant nga Ulqini nuk e përkrahë dhënien me qëra të Valdanosit. Do te ishte mirë që të na tregoni publikisht që kush në Komunën e Ulqinit është për dhënien me qëra të Valdanosit, kush është për atë që të vazhdohet padrejtësia ndaj qytatarëve të Ulqinit.

Ju. zotëri Lazoviq, në Ulqin jeni i indentifikuar si personi i cili qëndroni mbas qëllimit që të mos këthehet prona e Valdanosit pronarëve dh eti jepet kompanive të pakualifikuara. Me këtë punoni kundër interesave të komuniteti lokal dhe kjo është arsye e mjaftueshme që ju të jepni dorëheqje.

Do ta përfundoi me mesazhin te cilin ju kam dërguar edhe më parë: Për ulqinakët Valdanosi nuk është vetëm hapësire, lokalitet, përmendore e natyrës dhe ullinjëve. Aj është me shumë se aq, ai është një vend mitik, pjese e traditës së tyre dhe mbrojtje e të drejtave në të ardhmen. Për këtë rezistenca është kaq e madhe. Ta keni këtë në mendje kur të merrni çfare do llojë vendimi në lidhje me Valdanosin.

Ky s është vetëm nje grup i qytetareve, e as ndonjë parti politike, e as OJQ. Për kthimin e Valdanosit është i tërë Ulqini. Ndërsa nënshkrimi i peticionit për Vladanosin tregon qarte që në kemi përkrahje në shoqërinë civile dhe përkrahjen e intelektualëve në mbarë Malin e Zi.

Shërbimi informativ i Forcës

VIDEO RTV ATLAS
YouTube Preview Image

1