Ana Malit pret Leopold Mauer ne vizite zyrtare me Levizjen qytetare Perspektiva

February 18, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Te merkuren, me datë 16.02.2010 Shefi i delegacionit të Unionit Europian, ambasadori Leopold Maurer ,ishte në vizitë zyrt…are në Ulqin dhe Ane te Malit ku u takua me subjektet politike opozitare shqiptare qe veprojn ne keto treva. Ne Katerkolle u takua me Deputetin e Koalicionit shqiptare Perspektiva z.Amir Hollaj si dhe me nje numer te aktivisteve te Levizjes Qytetare Perspektiva- Ana e Malit, takimi u zhvillua ne lokalet e LQ Perpsktiva ne Katerkolle. Se bashku me ambasadorin Maurer ishin edhe shefi i sektorit politik, integrime europiane dhe ekonomi z.Klajv Rambold si dhe portparoli i delegacionit z. Dragan Mugosha. Vizita e ambasadorit Maurer dhe te tjereve nga delegacioni i Unionit Europiane ne Malin e Zi ne Katerkolle qe i mire pritur dhe me te nderoj Levizjen qytetrare Perspektiva – Ana e Malit dhe trevën e Anës së Malit. Qe ne fillim te takimit z.ambasodori Maurer njoftoj të pranishmit per qëllimin e vizites së tij. Zoti Maurer ishte I interesuar qe ne takime direkte te infromohet me gjendjen aktuale si dhe me mendimi e Koalicionit Perspektiva si opozitë ne Parlamentin e Malit te Zi rreth përmbushjes se 7 pikave të Komisionit Europian dhënë Malit te Zi, pas fitimit te statusit kandidate, si kushte te domosdoshme qe duhet plotesusr, për caktimin e fillimit te negociatave te metutjeshme per anetarsim.. Ne kete takim qe qe shume konstruktiv dhe I hapur përfaqsuesit e LQ Perspektiva, gjersishte njoftuan shefin e delegacionit të Unionit Europian për situatën aktuale ne Ulqin dhe Ane te Malit e ne vecanti ne trevat ku shqiptaret jetojn dhe veprojn në Mal të Zi. Duhet cekim se si tema interasante per te dyja palet ishin ato cka konkretisht kishin te benin me plotesimin e 7 pikave prioritare qe duhet plotesoi Mali i Zi për inkuadrim ne BE, e posaçërisht për pikat qe jan kryesisht te lidhura me poziten e shqiptareve si pakice etnike ne trojet e veta autoktone, me rrolin dhe detyrat qe rrjedhin prej tyre si dhe me kycjen tone direkte per realizimin e tyre. Ligji zgjedhor eshte pika numer nje dhe tema rreth te ciles u diskutua, privatizimi me preteks konkrete te privatizimit ne trojet dhe vendet ku jetojn shqiptare, infrastruktura rrugore, arsimi, kultura, shkenca, ekonomija, ligjet e tjera si ai per mbrojtjene te drejtave te njeriut dhe popujve pakice, përfshirjen e pakicave, konkret e shqiptareve në institucionet shtetërore, projektet më rëndësi politike problem i bashkëvendasve tan ne diaspor në prag të regjistrimit të popullësis ne Mal të Zi. Mardhenjet ndershtetrore me fqinjet e ne vecanti u bisedu per rrolin qe ne kemi si popull pakice ne lidhje me bashkëpunimin me Shqipërin dhe Kosovën, ku u pajtuam se ne duhet te jemi ure lidhese ne aspektin pozitiv të bashkepunimit te dyanshem. Gjate qendrimit ne Katerkolle , ambasadori Maurer dhe te tjeret me kenaqesi pranuan propozimin tone qe te vizitojm qytetin e lashte dhe historik te Shasit si dhe liqenin e Shasit. Per te gjithe ato ishte nje befasi e kenshme dhe njeheri e pakuptushme si si ky monument historik nuk eshte arrijte qe deri me sote te valorizohet dhe te ruhet ne ate menyre qe te jete si destinacion I shume vizitoreve turistik qe vizitojn Ulqinin. Gjate bisedimeve e potencuam ceshtjen e infrastuktures rrugore e cila lidhe Ulqinin me piken kufitare Sukubine dhe se na u premtu qe perms institicione BE dhe direkt te vete angazhimit te z.Maurer do apelohet te Qeverija dhe te vete Kryeministri z.Lukshiq qe kjo rruge te jete prioritet I qeveris ,per realizimin e ketij projekti te shfrytëzohen fondet e voliteshme te cilat I ofron BE. Mbas dy oreve bised nga kjo vizite qe patem nga ana e delegacionin te BE, si përfundim i pergjithshem dual se në Mal të Zi egziston një vullnet i mire dhe i lartë politik I te gjithe subjekteve politike ne procesin e integrimeve evropiane dhe integrimeve ne NATO, qe kjo te realizohet duhet nje angazhim i te gjitheve që sa me shpejte te plotesohen ato cka nga Mali i Zi kerkohet nga Komisioni Europian.

Burimi : Levizja Perspektiva Facebook