Piratët Ulqinakë

February 21, 2011   | Kulturë / Kultura, Shoqëria / Društvo

Ai popull që e harron historin ,veshtire do ta kujtoj të ardhmen.
Ardhja e sllavëve nga fillimi i shekullit të VII (pas fillimit të shekullit të VI), në Ballkan rritur shumëllojshmërinë etnike në Ballkan,
Në çdo segment provuam ta zhdukin kulturen Ilire ,duke e marr si te veten …Por veshtir ishte të zhdukej plotesisht .
Ilirët ishin detar të famshëm ,e vërtetuan Liburnët ,Mbretresha Teuta , dhe Ulqinakët.

Ali Kaceni (1749) kapidan i flotës Ulqinake ,detar dhe pirat i njohur i detit mesdhe.Në Ulqin ende flitet si legjënde ,si ndodhi dhe ngjarje e rëndesishme për qytet. Por për shkak të mundësive të kufizuara hulmtuese shumë pak kemi shkrime që flasin për te,disa historian ,shkrimtare nga Ulqini ,shpesh thojn ka shkrime për te në Raguz (Dubrovnik) ,Perast,Zar,Venedik ,Napoli, Brindisi dhe Stambol, por ende askush nuk i ka zbuluar.Duke kërkuar me vite nëper arkiva ,libra ,internet, s’kam gjetur asgjë përvec disa emrave t’detarëve Ulqinak që ndoshta mund të ken lidhje por përshkak të ndryshimeve të emrave është vështir të bëhet lidhja .Por ja në fund ,mundi nuk shkoj kot. Në një shkrimë të piratologut të njohur francezo-holandez Arne Zhuidhoek ,zbulova dicka për te .
Ai në eciklopedin e tij e permend si pirati Ali Kaceni .Poashtu ka edhe disa emra tjerë të detarëve ulqinake deri tash të pa njohur. Pas kërkime tjera e gjeta edhe Lambron.(Lambros Katsonis (1752–1804) was a Greek naval admiral of the 18th century. Born in Levadia, he joined the Orlov Revolt in 1770).
Kapidan i flotës greke kundër perandoris Otomane. Grekët e quajten Katsonis, e Italianët Lambro Cazziani ,Cazzoni .N’shikim të pare na duket Kaceni-Katsoni është mbiemër i njejtë, ts shpeshë lexohet sic ,por kjo është çeshtje linguistike që do ekspertizë të gjërë nga gjuhtarët.
Por nëse vjen deri te lidhja a të herë populli e ka quajtur Ali Kacenin , Alia që ka mbytur Kacenin (Katsonin) “Ali Kaceni”.
Në historin e Lambros grekët në shumë raste nuk e përmendin emrin e tij ,por diku diku thuhet se ka vdekur në një betej me Turqit ,kjo gjë na lidhë me legjendën që dijm ne për Likacenin .Legjenda thot që Likaceni e ka fitura dyluftimin e tij me Karalampon, Lambron e zi ,aj ishte i detyruar nga perandoria Osmane që ta mbys këtë Pirat grek që i silte veshtërsira te medha flotes turke, dhe për këte akt, Likaceni do të jetë i liruar nga haraqi, tatimet ndaj Sultanit.Likaceni këte e beri ,dha e dergoi Karalmpon në Bosfor ,Instanbull.Likacenit u dha titulli Kapidan. Disa pashallarë turk dhe kapidan të flotës osmane kishin shumë frigë nga Likaceni që mos të vehen në krye të flotës Osmane dhe që ta nxajn peng në bosfor duke i mbushur mendjen sultanit se Likaceni do te sillet kundër perandoris Osmane .Likaceni e merr vesht ketë sabotim ,edhe pse barka ti me vela ,ishte në portin e Stamollit e rrethuar me zinxhir.Aj me ndihmën e velave dhe fuqis së inercionit e shkapercen zinxhirin e portit ,duke hedhur melin (grun) në kic të barkës dhe duke hapur velat për të pritur karaelin (erë e lehtë),kalon deri në gjys me bark nepër zinxhirë pas përplasjes flegmante me zinxhirë, meli që ishte në kiç filon e reshqet drejt bashit të barkës ,kështu që barka kalon në anë tjeter të zinxhirit, dhe ngadal në nate treten ujqtë e detit në valtë e mesdheut, pas disa ditëve ,vjen në Valdansos .

  • Likacen mar likacen ,
  • t’perzihet halva me rrem
  • t’perzihet halva me rrem
  • e te hahet me dyzen.

Populli e priti me gëzim,dhe qendisi këngën që me shkekuj kendohej në Ulqin.
Pasardhesit e Likacenit jane familja Lazoja dhe Kapidani që ende jetojn në Ulqin, dhe deri ne vitin 1947 jane marrur me detari kan pasur barka të mëdha tregtare.Djali Likacenit , Mustafa Kapidani ,eshte vra ne nje betej me turqit , kurse vajza ishte e martuar me nje pash turk.

Djali i Mustafes Iljazi(Lazi) nga edhe vjen mbiemri Lazja (,Lazojt ,Lazoja ,)ishte kapidan i pasur .Djali Iljazit ,Can Lazja i parë, poashtu ishte kapidan dhe ndertoj kronin në bashbyluk.
Në vitin 1905 në nje dokument ,familjes Lazoja i merret nga mbreteria malazeze anija me vella.Djali Canit ,Fazli Lazoja ishte kapidan i njohtur kishte duqanet ne Brindizi te Italis , tregtar i dalluar , i pari ne Mal te zi ka pasur fabrike me avull ,për perpunim e vojit te ullirit ,ështe e blere nga Familja Corssetti qe ende sot prodhojn maqina vojit.Poashtu ka pasur edhe mullirin e millit, dhe disa mij rranz ullijn. Per pasurin e tij deri von eshte folur, kishte kuzhinjerin nga Italia ,dhe kontrabilitetin ja udheheqshin nje firm Italiane ,poashtu kishte dhe zhiro llogarin bankare në Banka di Napoli .Kurse djali i madh i Fazlis Alija ,studionte në Itali .
Ne kohen e moshuar Fazli Lazoja, punoj si arkatar ne komun kur ishte Cafa Beg Ulqini kryetar.përshkat rrethana politike gjysma familjes shpërngulet ne Durres . Ne vitin 1947, i mbeten anija 18 vagones ne portamilen ,pas nje pivadore fortune ta madhe e qet uji në ranë dhe nuk munden me u nxjerr dhe aty me vjet fundosej ngadal.

Familja Lazoja kishte lidhje familjare me këto familje nga Ulqini , Manola (familje që nuk egziston ma në Ulqin ),Matlia (Hyq Matlia pirat i njohur Ulqinak , jane shperngulur ne shkoder te çinari ),Hoxha , Fani, Mavri, Cakuli, Alibegu, Resulbegu, Mujali ,Tivari ,Shabani ,Mani .

Disa shkrimtare nen influencen e te tjereve ,kane shkruar se Ali Kaceni , ka mbytur anijen me Haxhinj qe jane nisur per ne Mek ,kjo eshte një konfuzion i qart i njerze te pa ditur. Ulqini ne ate kohe ishte ne sundimin e perandoris Otomane, gje nuk mund te ndodhte sepse deti mesdhe ishte plotsisht nen kontoll ne peradnoris Osmane , dhe dyta ne dokumentet dhe arhivat e bashkisi islame kemi se Likaceni ne vitin 1779 ndertoi Xhamin në Meraja , dhe dhuroi disa toka ,para , dhe dyqane , Xhamia u rrezua ne vitin 1968. Shume herë historia e këti qytet është shkruar sipas nevojave te kohes dhe interesave personale te individeve, por e verteta e gjen rrezen e vet të dritës dhe del ne shesh sa do vonë.

2011 Durres – Ulqin
Eqrem Lazoja
Ky artikull na  dërgojë

Cani Lazoja Facebook

Folklori i Ulqinit Gojëdhënat, legjendat, këngët popullore, bejtet, këngët për heronjtë jane pasuri kombëtare që shqiptarët në Ulqin duhet ti trashëgojne nga brezi në brez. Jepni kontributin tuaj të çmuar në këtë drejtim duke sjellë folklorin e Ulqinit tuaj.

Na shkruani dhe na dërgoni materjalin nëpër mjet Facebookut që ta dim saktësisht kush na çon.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image


8