Partia e prosperitetit demokratik kremtoi në Ulqin 10 vjetorin e themelimit

February 22, 2011   | Shtypi / Mediji

Kryetari Ali Rexha në fjalën e rastit theksoi se kjo parti në rrugëtimin e vetë politik është dëshmuar në skenën politike të Malit të Zi për frymën progresiste, integrues dhe për realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve.

Sipar Rexhës vlerat më të mëdha të kësaj parti janë respektimi i statutit dhe i të drejtës për të qenë i zgjedhur dhe për të zgjedh në afatin 4 vjeçar, transparenca, demokratizimi i brendshëm i partisë, Platforma politike dhe bashkëpunimi programor me ato subjekte të cilat pranojnë shtetësinë e Malit të Zi dhe Kosovës. Kreu i PPD-s u zotua para anëtarëve , simpatizuesve, mysafirëve dhe gazetarëve të pranishëm në këtë festim se ky subjekt politikë ka dëshmuar se është unik, se ka vlera dhe dinë të kanalizojë energjinë e vetë për të qenë përfaqësues i popullit duke promovuar kulturë, ndershmëri , përgjegjshmëri , transparencë , ide projekte dhe vizione të qarta.

Rexha nënvizojë se ka ardhur koha e taborizmit të partive sipas programeve të veta. Kjo , sugjeroi Rexha duhet bëhet jo me shkrirjen e tyre nga forca e më të madhit, por duke pranuar partnerzmit mbi bazat e meritave të secilit subjekt dhe duke lënë rolin intelektualizmit dhe profesionalizmit.

RTCG

1