Nazif Cungu rizgjidhet kryetar i Forcës

March 13, 2011   | Politika

Me daten 12 mars 2011 ne hotelin Mediteran u organizua Kuvendi zgjedhor i Forces.

Kuvendi, ne perberje prej 150 anetaresh ka miratuar dokumentet vijuese:

Raportin e punës së Këshillit qendror në mes të dy kuvendeve, statutin e ri të partisë dhe programin e punes.

Poashtu i është dhënë mbështetje punës së deritashme të partisë, e cila në ndërkohë, prej formimit në vitin 2005 e deri më sot është bërë partija më e madhe shqiptare.

Në kuvend është bërë edhe zgjedhja e këshillit të ri qendror, ku në vend të 15 anëtarëve, sic ishte me statut të vjetër, tani numëron 30 anëtar.

Për kryetar të partisë është rizgjedhur zoteri Nazif Cungu, lideri i deritashëm i Forcës.

Nënkryetarët e partisë në të ardhmen do të zgjedhen nga Këshilli Qendror, e poashtu është paraparë që të përforcohen strukturat organizative të partisë, dhe përvec në Plavë ku ekziston këshilli, të formohen edhe këshillat tjerë në Tivar, Tuz, Podgoricë dhe Rozhajë.

Forca aktualisht ka 11 këshilltar në Ulqin dhe është partia më e fortë opozitare, në Plavë ka një këshilltare e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, e poashtu është e përfaqësuar edhe në parlamentin e Malit të Zi.

Shërbimi informativ i Forcës

2