Ndihmoni fëmijët me aftësi të kufizuara në Anë të Malit!

March 18, 2011   | Lajmet / Vijesti

NDIHMONI FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUARA!

Duan të ndihen të barabartë si të gjithë fëmijët e tjerë, ndonëse shoqëria i trajton si të ndryshëm. Duan të këdojnë, të kërcejnë, të vizatojnë dhe bëjnë cdo gjë që mund t`i argëtojë, por ajo çka duan më shumë ështe vemendja ndaj tyre!

Bëhet fjal për FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUARA, pranë qendrës OJQ ,,YLBER SHPRESE” në Katërkollë. Kjo qendër është hapur para pakë kohësh me iniciativën e z. Indira Zaga dhe për momentin vepron si OJQ, me një program të posaçëm për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara. Përveç ndihmës së pakurrsyer të familjes Zaga dhe prindërve të fëmijëve, programi përmes OJQ-së Horizonti i Ri ka marrë edhe një grant nga Sllovakia Aid me vlerë prej 160 euro në muaj, në një afat 6 mujor, i cili mbaron në prill 2011.

Prandaj :

• duke marre parasysh vështirësit ekonomike të familjeve për të plotësuar nevojat bazë të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe

• nevojën e transformimit të programit nga niveli i funsionimit si OJQ, në ate institucionale edukativo-arsimore

Bordi i shoqatës ,,Ana e Malit” në mbledhjen e fundit ka themeluar Këshillin e Veçant për të ndihmuar FËMIJËT ME NEVOJA TË KUFIZUARA, i cili në plan programin e tij të punës afatëshkurte do të ketë këto prioritete:

• të ndihmojë me mjete financiare programin ekzistues të OJQ ” YLBER SHPRESE”që të funksionojë në mënyrë sa më optimale

• të ndihmoj në procesin e regjistrimt të shkollës pran institucioneve relevante në Mal të Zi

• të promovohet gjendja dhe nevoja e kësaj shkolle pranë organizatave ndërkombëtare të cilat ndajnë fonde për projekte të kësaj natyre

• të punohet në krijimin e bashkëpunimit më institucione si-motra ndërkombëtare për të avancuar konceptin dhe metodologjine e punës, përmest teksteve, ligjiratave, prezantimeve, etj, etj….

Duke marrë parasyshe se për realizimin e prioriteteve, duhet të nisim me bazën financiare, shoqata e ka themeluar Fondin e Veçant për këtë qëllim, prandaj apelojmë

TË GJITHË BASHKËATDHETARËT KUDO QË JANË NË VENDLINDJE APO NË DIASPORË T`I HAPIN ZEMRAT E TYRE DHE TI NDIHMOJNË KËTO FËMIJË,

SIKUR TË KISHIN MUNDËSI ATO GJITHESESI DO T`JU KISHIN THËNË:

“Jemi edhe ne,rrini pranë dhe besoni se vlejmë sa çdo fëmijë tjetër i kësaj bote, edhe pse mundet që dukemi ndryshe!

Të gjithë të interesuarit munden të kontribojnë:

• me kredit kart ose PayPal

• dërgo donacionin në adresë të shoqatës 112 Victory Blvd, Staten Island, NY 10301

• ose kontaktoni për informata antarët e Këshillit:

Lista e donatorve


Maida Llolla (347) 989-6087 e-mail

Sulltana Gjeka (917) 476-3422 e-mail

Medina Zaga (917) 295-0008 e-mail

Ismet Kurti (347) 723-5016 e-mail

Januz Osmani (917) 497-9278 e-mail
YouTube Preview Image
Amull, ana malit, Aruçij, Bardhij, Berjashij, Blaca, Bojkë, Bolejt, Brajshe, braticë, Brisku nelt, Brisku pasht, Çobaj, Cukaj, Curajt nelt, Curij pasht, Darzë, Demirijt, Dodaj, Dragaj, Dragoviq, Durakij, Fraskanjell, Gjecbritij, Gjenashej, Gjenciq, Gjyrjani, Hajdarijt, Hardajt, Hutij, Kacaj, Kaleci, Kalimani, Kanaqi, katerkollë, Klezna, Kodër, Kolonza, Kosiq, Kovaçej, Krajë, Kravari, Krythë, Lekperij, Leskovac, Liarja, Lihari, Likaj, Lisna Bore, Lubanijt, Madgueshi, Mali i Zi, Markashij, Maxhurej, Megjureç, Millajt, Millë, Montenegro, Mozhurë, ostros, peraj, Perashij, Pistull, Priftij, Qurkaj, Ramushje, Rastish, Reç, Runji, Salç, Shas, Shëngjergj, Shtodhër, Shtoji, Sjerci, Subashij, Sukobinë, Sutjell, Syrliq, Tafajt, ulqin, ulqini, Veliqi, Vuçkij, Zogaj