Mbahet manifestimi: Ulliri Ari i Ulqinit

March 27, 2011   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

FOTO VIJESTI

Asnjëherë më parë, ekspozimi i prodhimeve të sipërmarrësve nuk kishte zbarkuar kaq masiv në një ambient natyral në qytetin e Ulqinit. Koncepti i organizimit dhe arkitektura e ndërtimit të Panairit mbi prodhimin dhe konkurimin e ullirit ne tregun vendas pati suksese të veçanta në gazetat vendase dhe ato te huaja.

A do jetë një Festival i vogël  ndërkombëtar të Gastronomisë Ulqinake ,kjo për herë të parë ishte risia më e bukur e kësaj mespranvere në Ulqin, e servirur me mjeshtëri nga kordinatorja e mirnjohur Leze Llazari me titullin « Ulliri Ari i Ulqinit » duke pasur mbështetje nga Carls Landrej  dhe Organizata Jo Qeveritare nga Ulqini të ciliët jan dhe organizatorët e këtij manifestimi.

Si në zbërthim të një zinxhiri “nga toka në tryezë”, protagonistë të këtij manifestimi « Ulliri Ari i Ulqinit »  ishin fermerët nga Ulqini, Shkodra,Podgorica,Kraja,dhe viset tjera të rajonit.

Vetë Arti  i këtij manifestimi u vu në dispozicion të shpalosjes së sektorit agroushqimore, duke i përcjellë arritjet në një mënyrë krejt të veçantë dhe aspak të ngurtë siç vetëm aftësia e prodhuesve që moren pjes.

Siç edhe ishte parashikuar, kultivimi i shijes së produktit “Ulliri Ari i Ulqinit” si rrallëherë, u shpalos në aromën dhe freskinë që solli dje ky manifestim shum i suksesëshem. Çelja e këtij manifestimi të Gastronomisë Ulqinake ishte një festë si për ekspozuesit ashtu dhe për të ftuarit e shumtë. Hyrja ishte e lirë për çdo vizitor që dëshironte të shijonte produktet e prodhuara nga prodhimtarët e viseve tona dhe gatimet e kuzhinës ulqinake, por edhe atyre rajonale, etj.

Munib Abazi përgëzoi organizatorët për realizimin e këtij aktiviteti që prezanton vlerat e gastronomisë me traditën dhe veçantitë e tyre për secilin vend pjesëmarrës në këtë manifestim dhe se ky manifesti ka karakter turistik theksoi ai,duke thenë se jam shumë i kënaqur më vijimin e manifestimin dhe shprehi dëshirën që kjo tashmë do të jetë tradicionale.

Simbas prodhimtarit të vajit « BUZUKU »hapat që po hedh prodhimtaria e vajit të Ulqinit ashtë  në drejtim të rritjes së investimeve për sigurinë dhe cilësinë ushqimore, tregojnë edhe një herë tjetër për standardet që synon të arrijë ky sektor drejt tregjeve rajonale dhe më gjerë”.

Partikuliteti garues në këte manifestim Gastronomik i ofruan atmosferës festive një surprizë të ëmbël Ulqinit. Anëtarët e  këtij manifestimi kishin përgatitur për t’u shijuar produktet e veta me përmasa marramendëse.

Ky manifestim dhe gjithë ceremonia u pasurua nga prezantime artistike,kulturore,muzikore,turistike, veshjet komëtare,përfaqësimi i një karnevali të vogël të cilat ishin përgatitur dhe do të transferoheshin në ekspozitë për tu parë e vlerësuar.Amull, ana malit, Aruçij, Bardhij, Berjashij, Blaca, Bojkë, Bolejt, Brajshe, braticë, Brisku nelt, Brisku pasht, Çobaj, Cukaj, Curajt nelt, Curij pasht, Darzë, Demirijt, Dodaj, Dragaj, Dragoviq, Durakij, Fraskanjell, Gjecbritij, Gjenashej, Gjenciq, Gjyrjani, Hajdarijt, Hardajt, Hutij, Kacaj, Kaleci, Kalimani, Kanaqi, katerkollë, Klezna, Kodër, Kolonza, Kosiq, Kovaçej, Krajë, Kravari, Krythë, Lekperij, Leskovac, Liarja, Lihari, Likaj, Lisna Bore, Lubanijt, Madgueshi, Mali i Zi, Markashij, Maxhurej, Megjureç, Millajt, Millë, Montenegro, Mozhurë, ostros, peraj, Perashij, Pistull, Priftij, Qurkaj, Ramushje, Rastish, Reç, Runji, Salç, Shas, Shëngjergj, Shtodhër, Shtoji, Sjerci, Subashij, Sukobinë, Sutjell, Syrliq, Tafajt, ulqin, ulqini, Veliqi, Vuçkij, Zogaj
FOTO  VIJESTI ONLINE


YouTube Preview Image

1