Anjeza Branka: Kur njeriu bie keq në dashuri i mbyllen sytë

March 29, 2011   | Lajmet / Vijesti

Anjeza Branka ka lindur në Tiranë, por për 14 vjet ka jetuar së bashku me familjen e saj në Gjermani. Është larguar nga Shqipëria në moshën 9-vjeçare. Ka mbaruar Akademinë e Arteve, për aktrim. Ka publikuar 6 albume.  Albumin e parë e parë e nxori më 1999-n.

Tekstet e albumeve tuaja ngjasojnë me natyrën tënde?

Disa ngjasojnë, disa jo. Mund të them se tek videoklipi “Garipe jam”, jam plotësisht kjo Anjeza që jam, por në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, jo me kuptim krejt tjetër. Tek kënga “Të lutem eja”, nuk jam unë, por e kam kënduar ashtu siç duhej kënduar.

Kur në mëngjes shihni fytyrën tuaj në pasqyrë, krenohesh për ndonjë pjesë të fytyrës që të pëlqen shumë ty?

Më pëlqejnë të gjitha pjesët e fytyrës sime.

Më shumë çfarë të pëlqen?

Sytë.

Ka ndonjë pjesë të trupit që nuk të pëlqen?

Jam e kënaqur me veten. Shkodrani kur nuk të do, të thotë: “Të hyftë vetja në qejf”, ose “rrafsh në dashuri”.

Si ta kuptojmë këtë?

Kur njeriu bie keq në dashuri i mbyllen sytë.

Cila është mosha më e përshtatshme për t’u martuar?

Nuk ka të bëjë fare mosha.

I besoni dashurisë me shikim të parë?

Po, i besoj.

Mashkulli ideal për ju?

Mashkulli që di të respektojë, që ka humor dhe që është inteligjent. Për mua mashkulli ideal duhet të jetë shumë i bukur. Dua të ma mbushë syrin. Ka shumë femra që thonë, se nuk e shohin bukurinë, tek unë ndodh ndryshe. Dua të kënaqem për vete duke e parë.

Jeni tip që prekeni nga thashethemet?

Thashetheme ka për çdo njeri të zakonshëm dhe jo më për artistët, apo personat publikë. Unë gëzohem kur dëgjoj thashetheme, qofshin për mirë, a për keq. Atëherë kuptoj se jam njeri i rëndësishëm.

Ku do të dëshiroje ta kaloje natën e parë të martesës?

Në Butrint. Më pëlqen bota antike e Butrintit.

Në banketin e kësaj feste do të doje të vrapoje me vrap te shtrati i martesës, apo ta gdhije natën me të ftuarit?

(Qesh). Varet, varet. Padyshim që do rrija në banket. Të rrija me të ftuarit, sepse burrin aty e kam dhe nuk ka se ku më ikën më…

Çfarë të ishte fiksuar nga jeta në skenë?

Në skenë gjej një kënaqësi që nuk di si ta përshkruaj me fjalë..

Ndonjë koncert,  që teksa këndonit të është afruar ndonjë djalë për t’ju puthur?

(Qesh). Ka pasur, madje ka pasur shumë, nëpër koncerte të ndryshme.

Në këtë rast si ke reaguar?

Komunikoj shumë mirë me publikun dhe me fansat.

Çfarë pëlqen dhe nuk pëlqen nga karakteri yt?

Vlerësoj komunikimin. Jam shumë e drejtë, e sinqertë dhe bëj shumë për shoqërinë. Nuk më pëlqen që nuk jam shumë korrekte.

Veç këngës, keni pasione të tjera?

Palestrën. Më pëlqen të shëtis me makinë dhe të dëgjoj muzikë kur bie shi. Më pëlqen dhe noti.

Çfarë veshje përdorni? Veshje që nxjerrin në pah pjesët më joshëse të trupit tënd?

Varet…! Ka ditë që nuk më pëlqen që të zbulohen pjesët e trupit tim. Ka ditë që dua të vishem sportive. Për ndonjë festë apo party përdor rroba të tjera.

Meshkujt shqiptarë si të duken me ata gjermanë?

Shumë të mirë dhe të respektueshëm.

Thashetheme ka për çdo njeri të zakonshëm dhe jo më për artistët apo personat publikë. Unë gëzohem kur dëgjoj thashetheme, qofshin për mirë, a për keq. Atëherë kuptoj se jam njeri i rëndësishëm. Tek vetja ime vlerësoj komunikimin. Jam shumë e drejtë, e sinqertë dhe bëj shumë për shoqërinë. Nuk më pëlqen që nuk jam shumë korrekte. Komunikoj shumë mirë me publikun dhe me fansat.

Disa na tekstet e mia ngjasojnë me tipin tim, disa jo. Mund të them se tek videoklipi “Garipe jam”, jam plotësisht kjo Anjeza që jam, por në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, jo me kuptim krejt tjetër. Tek kënga “Të lutem eja”, nuk jam unë, por e kam kënduar ashtu siç duhej kënduar.

Mentor Hoxha
YouTube Preview Image