Gëzim Hajdinaga u takua në Podgoricë me ambasadoren turke Birgen Kesoglu

March 29, 2011   | Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga në Podgoricë u takua me ambasadoren turke Birgen Kesoglu.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi ynë me ambasadën respektivisht shtetin turk por edhe u bisedua gjërsisht për projektet e paralajmruara nga ana e TIKES në territorin e komunës tonë.

Ju rikujtojmë që kohë më parë me organizatën në fjalë u zhvillua një sërë takimesh dhe janë finalizuar çështjet që kanë të bëjnë me investime në infrastrukturë, meremetim të objektit shkollorë në Anë të Malit, investime në bujqësi dhe përgatitja e disa projekteve për objekte të trashigimisë nga shekulli i 16. në territorinë e Komunës së Ulqinit.

Ambasadorja me këtë rast shprehu gadishmëri për përshpejtim dhe realizimin e projekteve në fjalë por edhe për projekte të tjerë veçmas në fushën e kulturës.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga
YouTube Preview Image