Në Prishtinë u hap edicioni i tetë i Panairit të turizmit dhe udhëtimeve

April 6, 2011   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Në Prishtinë u hap edicioni i tetë i Panairit të turizmit dhe udhëtimeve.Në këtë eveniment të rëndësishëm me stendë të veçantë u prezantua edhe oferta turistike e Ulqinin.
Organizata Turistike e qytetit, përfaqësues të agjencive turistike,pronarët të plazheve, hoteleve etj., edhe këtë vit u prezentuan në Panairin ndërkombëtar të turizmit në Prishtinë.

Në përbërje të delegacinit tonë ishin kryetari Hajdinaga dhe kryetari i parlamentit z. Shkrela.

Panairin e Prishtinës e shpalli të hapur ministrja e tregtisë dhe industrisë së Kosovës z.nj Mimoza Kusari e cila falenderojë komunitetit e biznesit, agjecitë turistike dhe pjesëmarrësit e panairit.  Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gzim Hajdinaga në ceremoninë e hapjes edhe një herë i shprehu falenderimet e tija të gjithë kosovarëve që çdo herë zgjedhin si destinacion të tyre të preferuar Ulqinin. Më tej ai shprehu bindjen që edhe këtë vit Ulqin do të mbajë epitetin e qytetit të të rinjëve edhe të gjithë strukturat do të bëjnë përpjekje që në tërësi të përmbushin kërkesat e vizitorëve dhe turistëve.
Në ndër kohë, kryetari Hajdinaga, kryetari Shkreli dhe drejtori i Organizatës turistike do të kenë një takim me kryetarin e Prishtinës dr. Isa Mustafa, ndërkaq për nesër janë rezervuar takime me gazetarë si dhe me krerë të lartë të politikës kosovare dhe do të vizitohen disa qendra të rëndësishme të Kosovës.

 

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga

YouTube Preview Image