Në Durrës do të mbahet Sesioni Shkencor Ulqini – Historia dhe Traditat

April 8, 2011   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Komunës tonë dhe shoqates ’’Ulqini’’ që vepron në qytetin e Durrësit ditën e diele në ambientet e Qendrës Kulturore ’’A.Moisiu’’ do të mbahet Sesioni Shkencor ’’Ulqini –Historia dhe Traditat’’ ku krahas studiuesve durrsak do të ligjerojnë edhe prof .dr Ruzhdi Ushaku dhe prof.dr Bahri Brisku , ndërkaq piktorët e njohur Mehmet Aloja, Rudi Goga, Gjergj Noc Martini, Qazim Muja, Hajro Çaushi, Seida Belegu, Ivanka Gjonaj, Cano Duli dhe Erisa Bekteshi do të hapin ekspozitën në ambientet e ’’Jozef Galeri’’ po ashtu në qytetin e Durrësit.
Të dy këta aktivitetet kulturore do ti përshëndese kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga i cili nga organizatori është paraparë që të ketë dhe një sërë takismesh me zyrtarë durrsake dhe përfaqësues të kulturës të këtij qyteti të lashtë.

 

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga

Vizito Shoqata Kulturore Ulqini Durres Facebook



YouTube Preview Image