Me 15-16.prill ne Ulqin spektakeli,Ring Song & Dance Contest

April 11, 2011   | Lajmet / Vijesti

“Ring Song & Dance Contest” eshte nje spektakel shume i qelluar dhe i udhehequr profesionalisht nga koreografi ynë i njohur Musa Hoxha! Kandidatet jane shume serioz dhe mund të themë se do të jetë nje spektakel ne nivel shumë të lart.

Sidoqoftë, them se ky spektakël i përmasave rajonale, i  konceptuar si një maratonë artistike, si një paradë e talenteve të reja, meriton mbështetjen, inkurajimin dhe vlerësimin nga popullata lokale. Arsyet janë të shumta: Së pari dhe mbi të gjitha Musa Hoxha, dhe i gjithë ekipi i spektaklit i janë përkushtuar një misioni të lartë e tepër fisnik. Ata ndihmojnë për të perceptuar direkt bukurinë, intelektin dhe shpirtin artistik të rinisë ulqinake, të përfaqësuar denjësisht nga të gjithë fituesit e “Ring Song & Dance Contest” që kur nisi ky spektakël,disa  vite më parë.Gjjithë spektakeli do të formojnë një mozaik të bukur, që është pjesëz e bukurisë së përgjithshme ulqinake. Duhet të them se vlerësimi shkon për Musa Hoxhën, këtë mjeshtër – koreograf të prezantimit skenik, i cili me profesionalizëm, na përçon dhe ne publikut, leksione mbi artin dhe mjeshtërinë e të kënduarit dhe kërcimit.

Ky “reality show” i cili gjendet në edicionin këtë vit, për herë të parë do të  transmetohet edhe nga TV Teuta na tha një bashkëpuntor që deshiron të mbesë anonim. Në garën e të rinjve, në këndim dhe vallëzim modern, bashkë me ta do organizohet spektakli “Ring Song & Dance Contest ” shpejtoni të bëheni pjesë e këtij evenimenti.

 

 

Pra ju presim me 15 – 16 Prillë ne Qendër për Kultur  – Ulqin në ora 20:00

Biletat mund ti bleni pranë Qendrës për Kultur Ulqin – Hyrja 2€

YouTube Preview Image
http://www.youtube.com/watch?v=O2vXT_d0LBo


1