Pesë autorë shqiptarë prezantohen para publikut malazias

April 11, 2011   | Shtypi / Mediji

Ulqin, 11 prill – Në botimin e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” të Ulqinit,doli nga shtypi përzjedhja e përkthyer në gjuhën malazeze të pesë autorëve të cilët jetojnë dhe krijojnë në Malin e Zi – Asllan Bisha, Ibrahim Berjashi, Fran Camaj, Anton Gojçaj dhe Haxhi Shabani, të cilët, në fakt, vlerësohen si shkrimtarët që ia kanë vënë themelet letërsisë shqiptare në Malin e Zi.

Kjo është hera e parë që opinioni kulturor malazias ka rastin të njihet me autorëve shqiptarë në këtë shtet. Përzgjedhjen e ka bërë Haxhi Shabani, redaktor është Basri Çapriqi, kurse recenzent Zuvdija Hoxhiq.

Shkrimtari dhe kritiku i ri malazias, Andrea Nikollaidis, në parathënien e këtij libri shkruan se letërsia shqipe në Malin e Zi për një kohë të gjatë ka qenë e panjohur, një fshehtësi. Shkaqet për këtë kanë ardhur përherë nga fusha politike dhe ideologjike.

“Letërsia shqipe në kohën e vlimeve urrejtjeve nacionale dhe fetare të shqiptarëve në Malin e Zi është anashkaluar nga ana e shtetit, i cili është sjellë sikur tek shqiptarët nuk ka shkrimtarë fare. Në atë kohë të jesh shqiptarë do të thotë të ishe qytetar i rendit të dytë”, thekson Nikollaidis.

Ai shton se tash, shqiptarët ,pesë vjet pas pavarësisë së Malit të Zi,për çka roli dhe kontributi i vetë shqiptarëve për këtë vend, ka qenë i madh.

“Tash, me botimin e kësaj përzgjedhjeje, hapet thesari i krijuesve shqiptarë, të cilët jetojnë e krijojnë në Mal të Zi. Pikërisht hapja e kësaj arke arrihet me botimin e librit ku opinionit malazias i prezantohen pesë autorë”, shprehet Nikollaidis.

 

KOHA NET
YouTube Preview Image

1