Gëzim Hajdinaga: Ulqini pret verë të begatë turistike

April 20, 2011   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Ulqin, 19 prill – Ulqinakët janë shumë optimist se sivjet do të kenë një vizitë më të mirë turistike, ndonëse sezoni i vitit të kaluar është vlerësuar si viti rekord i sezoneve turistike në 20 vjetët e fundit. Tashmë qeverisje vendore, së bashku me Organizatën turistike lokale , ka arritur të rikthejë mysafirët e viteve 80- ta por të depërtojë edhe në tregje të reja, njofton KosovaLive.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga thotë se oferta e sivjetme turistike e këtij qyteti është prezantuar në panairet më të njohura të rajonit dhe se disponimi i turistëve na premton se do të kemi një verë të begatshme turistike.

“Për ne ulqinakët janë me një rëndësi të veçantë tregjet rajonale, prej nga tradicionalisht arrijnë mysafirët në Ulqini, si nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja. Tashmë është bërë traditë, që Komuna e Ulqinit është nikoqire e karvanit të gazetarëve nga Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina, edhe ky “hulumtim” është treguar shumë i dobishëm, sepse mediat e këtyre dy shteteve transmetojnë drejtpërdrejtë kushtet e pushimit në Ulqin”,- thekson Hajdinaga.

Sipas tij, rezultatet e një vizite të mirë do të konfirmohen edhe tash në periudhën parasezonale, sepse që nga fillimi i muajit maj nisin veprimtaritë turistike – kulturore, sidomos në Plazhin e madh.

“Në këtë ndërlidhje duhet përmendur Panairin tradicional ndërkombëtar të librit shqip, pastaj festivali kulturor ,”Skena verore”, ekspozita, koncerte të muzikës serioze në Kala”,- janë vetëm disa nga veprimtaritë kulturore që komunikojnë me ofertën e përgjithshme turistike të Ulqinit”,- shprehet kryetari Hajdinaga.

I pari i Ulqinit thotë se në bashkëpunim me qeverinë në ndërtim e sipër është ura mbi Portmilenë, e cila do të zgjidh problemin aq të theksuar të qarkullimit pa pritje mes qytetit dhe Shtojit, përkatësisht Plazhit të madh.

 

KOHA NET

YouTube Preview Image

2