KF Otrant paralajmëron ankesë edhe në UEFA për diskriminim

April 24, 2011   | Lajmet / Vijesti

Udhëheqësia e Klubit futbollistik Otrant nga Ulqini ka kërkuar nga presidenti Federatës malazeze të futbollit, Dejan Saviçeviç që për klubin e tyre të vlejnë të njëjtat rregulla si për ekipet e tjera të ligë së dytë dhe se do të ankohet me shkrim në UEFA për shkak të standardeve të dyfishta të komisioneve disiplinore dhe gjyqtarëve që referojnë në Ulqin. Në një deklaratë për rastin përmendur jepen shembuj ku tregohet qartë se ndaj klubit të Otrantit ka diskriminim, njofton e përditshmja malazeze Dan.

Në xhiron e XXV-të kundër Pljevljas, pas dhjetë lojra pa asnjë karon të verdhë të vetëm, Otrantit u dhanë shtatë kartona të verdhë, pas së cilës klubi është gjobitur 700 €. Ekipet e tjera për një gjë të tillë dënohen me 300 € ose qortim. Në xhiron e XXVI-të kundër Jezeros na ndëshkuan me gjashtë kartona të verdhë dhe jemi dënuar me një mijë euro për nenin 56 të rregullorës. Po sipas të njëjtit nen dhe me numër të njëjtë të kartonave, ekipi Berane dënohet me 400 kurse Çeliku 300 € – thuhet në deklaratë.
Poashtu në deklaratë thuhet se nuk e dinë arsyen për këtë sjellje të Komisionit Disiplinor, duke pretenduar se vetëm kundër Otrantit sillen në mënyrë kaq rigoroze.
– Lojtarin tonë Zejnel Radaj, e kanë ndëshkuar me gjashtë muaj mosluajtje kurse kryetrajnerein Dervish Hadžiosmanović dy muaj. Nga të gjitha klubet ne financiarisht jemi më të ndëshkuarit. Në shumë ndeshje jemi dëmtuar edhe për shkak të gjykimivë të këqija të arbitrave. Kundër Jedinstvos gjyqtarët treguan pesë minuta shtesë por u luajtën 97 deri sa Jedinstvo arriti të shënoj pas të cilit ai sinjalizoi menjeherë përfundimin e ndeshjes. Gjatë gjithe sezonit nuk na është dhënë as edhe një njëmbdhjetëmetersh i vetem kurse kundër nesh, as që mund t’i numërojmë. Deri tani ne nuk kemi reaguar duke pritur që do të reagojë FSCG dhe Komisioneri për gjykim, por një reagim i tillë nuk ndodhi. Ne nuk e dimë kujt i pengon KT Otrant. Apo ndoshta arsyeja e vetem është se klubi i Otrantit është nga Ulqini ku shumica shumica është shqiptare, apo është diçka tjetër – thuhet në në fund të kësaj deklarate.

 

PROMUL Ulqin
YouTube Preview Image

1