Cungu: Politika po e rrënon Ulqinin, Podgorica planifikon hapësirat

April 25, 2011   | Politika

“Se politika është duke e rrënuar dhe shkatërruar Ulqinin në shumë aspekte, dëshmon edhe hartimi i planeve detaje urbanistike, të cilat i harton Podgorica edhe askush nuk e di se çfarë po projektohet” mësohet të ketë thënë kryetari i Forcës së Re Demokratike, njofton KosovaLive.

Po Sipas të njëjtit burim, Genci Nimanbegu ka deklaruar se pushteti  po i rrëmben të drejtat e arritura të shqiptarëve në Malin e Zi. “Koalicioni qeveritar, Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Sicialdemokratike me Kodin e ri zgjedhor po bën të pamundurën që të zvoglojë numrin e deputetëve shqiptarë në Parlamentin shtetëror”, vlerësoi të hënën nënkryetari dhe deputeti i Forcës së Re Demokratike, z.Nimanbegu.

 

Kosova Live

YouTube Preview Image