Horizonti i Ri shënoi Ditën e Evropës në Ulqin

May 10, 2011   | Reportazh / Reportaža

Në organizim të shoqërisë civile Horizonti i Ri sot në Ulqin u shënua 9 maji Dita e Evropës, mesazhi kryesor i këtij manifestimi modest por domethënës i cili u realizua në kuadër të projektit EUROPE DAY CELEBRATION që u mbajt në Qendren Tregtare L & Restaurant PIANO.
“Në prag të integrimeve në mbështetje të ambasadës amerikanë në Podgoricë ishte se Ulqin është I gatshëm të jap kontributin e vetë të çmueshëm në rrugën e vetëdijesimit qytetarë drejtë familjes së bashkuar evropianë për të cilën rrugë është përcaktuar edhe vetë Mali i Zi.

Në këtë ceremoni është paralajmëruar pjesëmarrja e zyrtarëve më të lartë vendorë e të pranisë ndërkombëtare në komun të Ulqinit.Pjesmarsit zyrtar nder të tjera morën pjesë Gëzim Hajdinaga,Luigj Shkreli,Skender Elezaga, Andrija Cetkovic,Fatmir Gjeka,Tahir Tahiri,Xhemal Peroviqi, Dritan Abazi,Ilir Llazorja,e të tjerët.
Kryetari i komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga theksoi se shënimi i kësaj dite është mundësi që të tregojmë dhe të kujtojmë se Mali i Zi dhe komuna e Ulqinit i përket familjes së madhe evropiane.

Dita e Evropës sot u shënua edhe në vendet tjera të Malit të Zi,sikurse Podgoricë,Budve,Tivar,Cetinje etj.
Qëllimi i shënimit të 9 majit – Ditës së Evropës siç tha organizatori Nazif Velqi, është promovimi i vlerave evropiane dhe politike në Mal të Zi,si dhe afrimi i tyre te qytetarët e Malit të Zi.

Fotografit jan të marura nga Horizonti Ngo Facebook


YouTube Preview Image