Shkelqeu në Katerkollë pishtari i Gjimnazit privat Drita

May 19, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Themeluesi, drejtori, mësimdhënësit e nxënësit e Gjimnazit privat “Drita” nga Ulqini, përpara semimaturantëve të IP SHF “Bedri Elezaga” në Katerkollë, bënë prezentimin e ofertës së tyre shkollore.

Mbas fjalës së nikoqirit, foli drejtori i Gjimnazit, zotëri Bilal Alaj. Ai i njoftoi semimaturantët me leternjoftimin e Gjimnazit privat “Drita”. Tha se, shkolla në fjalë, është e re, se vitin e kaluar nga bankat e sajë kishin dalur maturantët e parë, të cilët sot të gjithë vazhdojnë studimet në univerzitete të ndryshme, si në Podgoricë, Shkodër, Tiranë, Tetovë e madje edhe në Sarajevë. Drejtori shtoi se, në këtë shkollë kushtet për edukimin dhe arsimimin e brezave të ri, janë të mira dhe si të tilla të favorshme për vetë nxënësit e prindërit e tyre. Në Gjimnazin tonë, vazhdon Alaj, mësimi zhvillohet nëpër kabinete të cilët janë të paisuara mirë me mjete konkretizimi çka e lehtëson punën e mësimdhënësit edhe të vetë nxënësit. Që kjo shkollë përkujdeset maksimalisht për nxënës, tregon fakti se në shkollë është e organizuar kuzhina, gjithashtu edhe transporti i nxënësve nëpër qytet e nëpër mbarë fshatrat e Anës së Malit. Ne, shtoj Alaj, përkujdesemi për tekstet mësimore e lektyrë shkollore. Në fund drejtori Alaj, ftoj semimaturantët të vizitojnë Gjimnazin, qoftë vetë apo me prindërit e tyre, ku për së afërmi do të njoftohen me personelin, ambientin dhe kushtet e punës e të mësimit në atë shkollë.

Mbas drejtorit foli themeluesi zotëri Hysejn Bisha. Ai tha se Gjimnazi privat “Drita”, është i vetmi institucion privat edukativo-arsimor në Mal të Zi, ku mësimi zhvillohet në gjuhen shqipe. Akcent të veçantë, shtoj Bisha, kemi vënë në përzgjedhjen e kuadrove të mësimdhënies e krahas tyre, për regjistrim në këtë institucion çdo vit shkollorë, përzgjedhim nxënësit më të mirë. Meqenëse pa disciplinë nuk ka sukses, kujdes maksimal i kushtohet diciplinës e sjelljes së nxënësve, tha Ai. Për tejkalimin e problemeve, bëhen biseda të shpeshta me nxënës e mbledhje të shumta me prindër. Mësidhënësit dhe nxënësit janë të paisur me uniformë. Krahas mësimit, shkolla organizon shetije, pik nik, vizita të monumenteve të ndryshme historike e kulturore, ekskurzione…

Nxënësja e vitit të IV-të, Besa Tagani, duke bërë prezantimin së bashku me profesorët, shpalosi vetem lëvdata për Gjimnazin e sajë. Ajo tha se mbas mbarimit të shkollës fillore, nuk kam pasë dështirë që të regjistrohem në këtë Gjimnaz, por ishte vendosmëria e prindërve që më shtynë ta bëjë këtë, për çka iu jam shum mirënjohës. Fillimisht kisha frikë se do ta humbi shoqërinë e viteve më parë. Kjo shkollë jo vetem që më ndihmoi të ruaj shoqërinë e më parëshme, por më avancoi që ta zgjeroj ate. Falenderoi profesorët, të cilët përveç mësimit, na ndihmojnë në zgjidhjen e çdo problemi e vështirsije që hasim, vazhdon Besa. Dua të ju them se mos t’ju bregos uniforma, se shpejt do mësoheni me të. Do të zgjoheni në mëngjes edhe do i thoni vehtes ja uniforma, këto do ti veshi sot, kështu që çdo ditë do ta keni të zgjidhur problemin e veshjes. Një problem më pak, thotë Ajo. Tani jam maturante. Me plot gojë them, se ia ka vle që katër vitet e kaluara isha nxënëse e kësaj shkolle.
Maturanti Bashkim Alaj, i cili e ka pasion aktrimin edhe humorin, thotë se, falë këti insitucioni, i është dhënë shum herë mundësia të shpalosin dëshirat dhe vlerat e tia artistike. Me sensin e humorit, ai thot se, duke iu falenderu Gjimnazit privat “Drita”, kam shtu bark, çka do të thot se ushqimin e kena cilësorë. Bashkimi i ftoi semimaturantët të bëhen pjesë e Gjimnazit “Drita”, se kurr nuk do të pendohen.
Me oratoria prej cicëroni, nxënësi pedant i vitit të dytë Ardian Çobaj, i ftoj semimaturantët që të bëhen pjesë e Gjimnazit “Drita”, sepse aty janë mundësitë e shumta që nxënësit të zhvillohen në aspektin psikologjik, sepse raportet mësimdhënës-nxënës janë të shkelqyera.
Amaneti i të parëve, dëshira e madhe e atyre që ishin të etur për driten e diturisë, Gjimnazin privat “Drita”, po e shtynë gjithnjë e më tepë që pishtarin e diturisë në duart e tyre, ta ngrisin çdo ditë e më lartë. Ky pishtar, po ngritët çdo ditë, e gjithënjë më tepër po rrezaton dritë diturie mbi filizat e ri.

Ilir Lleshi

2