Edhe partitë shqiptare përkrahin themelimin REKOM-it

May 20, 2011   | Politika

Klubi i partive nacionale shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi ka mbështetur themelimin e Komisionit rajonal i cili do të merret me vërtetimin e fakteve për krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e ish Jugosllavisë.

Në kuadër të konsultimeve me partitë parlamentare përfaqësuesit e koalicionit për REKOM në Mal të Zi Dragolub Vukoviq, Mirela Rebronja dhe Marina Vukoviq biseduan dje në Podgoricë me kryetarin e klubit të partive nacionale shqiptare Amir Hollaj.

Ai , si kryetar i klubit të deputetëve shqiptarë ka theksuar se qëndrimi i tyre për këtë çështje është unik , respektivisht se qëllimet të cilat duhet ti realizojë REKOM janë më tepër se të nevojshme për shoqërinë malazeze. Koalicioni për REKOM ka paralajmëruar se konsultimet do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme.

RTCG



Koalicioni për KOMRA mbledhë më shumë se 1500 shoqata të viktimave, organizata dhe individë nga të gjitha shtetet e ish-RSFJ-së. Në mesin e tyre janë shoqatat e familjarëve të të zhdukurve, veteranë, gazetarë, pakica, organizata për të drejtat e njeriut. Koalicioni avokon formimin e KOMRA-s, Komisionin Regjional i Ngarkuar me Gjetjen e Fakteve për të Gjitha Viktimat e Krimeve të Luftës dhe Shkeljeve Tjera të Rënda të Drejtave të Njeriut të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë në periudhën kohore nga viti 1991 deri në vitin 2001.

Nënshkruaje nismën këtu!