Bardhi i bënë thirrje Dinoshës që të rivlersojë përkrahjen ndaj qeverisë aktuale

May 26, 2011   | Shtypi / Mediji
Foto nga Arkiva e Dino Zenelit

Foto nga Arkiva e Dino Zenelit

Përfaqësuesit e popujve pakicë në Kolegjiumin e kryeparlamentarit malazias, Ranko Krivokapic pas konsultimeve shtesë lidhur me Kodin e ri zgjedhor, Mehmet Bardhi i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi /LD në MZ/ dhe Kemal Purisic, i Partisë boshnjake, kanë reaguar ashpër duke e quajtur atë dokument të papranushëm, sepse “diskriminon të drejtat e popujve pakicë“, njofton KosovaLive.

Poashtu Bardhi, mësohet të ketë thënë se letra nga Komisioni i Venecias është shumë shqetsuese dhe njëheri i bëri thirrje Ferhat Dinoshës, nga partia shqiptare që participon në qeverinë e Malit të Zi, UDSH-së, që të rivlersojë përkrahjen e saj ndaj qeverise aktuale, njofton e përditshmja malazeze Vijesti.

Promul Ulqin
YouTube Preview Image

1