Arta Bajrami & Skillz & Astrit Mulaj sonte ne Insomnia Lausanne

May 28, 2011   | Lajmet / Vijesti

Mbasi Arta Bajrami lajmrojë se ne Korrik do del me album te ri,ketë gjë ajo edhe e beri.Mirpo kengetarja Arta Bajrami, qe se fundmi eshte bere nene, tash e sa muaj mbi çdo prioritet tjetër ka vene vajzen e saj Viktoria.

Megjithate, kjo nuk do të thotë se Arta Bajrami është shkëputur nga kënga, pasi ajo ka paralajmëruar se gjatë verës fansat e saj do të kenë në duar albumin më të ri, në të cilin është duke punuar fuqishëm edhe vëllai i saj, Don Arbas.

“Kam filluar të angazhohem në studio. Meqenëse herëve tjera isha e pranishme gjatë gjithë kohës së punës së albumit, tani për shkak të vajzës nuk po mund të angazhohem më shumë, por vëllai, Arbasi, po e kryen punën më të madhe. Unë më shumë po shkoj vetëm sa për t’i dëgjuar demot e këngëve dhe do të shkoj për të incizuar këngët”, shprehet Arta për ‘InfoPress’.

Ajo po ashtu ka pohuar se tashmë ka një marrëveshje për shitjen e albumit, ndërsa blerësit presin ta marrin atë në korrik: “Shitja e albumit tashmë është bërë dhe ne na mbetet vetëm të përfundojmë punën rreth tij. Kah korriku besoj që albumi të dalë në shitje, ” ka përfunduar Arta.

InfoPress

YouTube Preview Image