Ulqini, nikoqir i piktorëve nga trojet shqiptare

June 2, 2011   | Kulturë / Kultura

Ulqin, 2 qershor – Që nga dita e enjte e deri të dielen, Ulqini është nikoqir i Kolonisë së piktorëve nga të gjitha trojet shqiptare, të cilën e organizon asociacion “Art Dulcinium”.

“Ky është takimi i parë që realizohet në Ulqin edhe janë të pranishëm emra të njohur të arteve pamore, pedagog nga Universitetet mbarëshqiptare, si nga Shkupi, Prishtina, Tetova, Shkodra, Tirana”,- thotë për KosovaLive bashkërenditësja e kësaj kolonie artistike, piktorja ulqinake, Vahida H. Nimanmbegu.

Ajo shton se artistët gjatë këtyre ditëve do të kenë angazhime dhe vizita të shumta të Ulqinit edhe jashtë këtij qyteti, pikërisht pikat më pikante të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të tij.

Nga Maqedonia marrin pjesë piktorët Burhan Ahmeti, Reshat Ameti, Dita Starova, Nebushe Ajeti, Muhamedali Alili, ndërsa nga Kosova Miradije Ramiqi, Eshref Qahili, Refki Gollopedi, Musa Kalaveshi dhe nga Shqipëria Jona Dividi, Ikbale Kalaja, Agron Pollovina, Rubin Mandia, Flutra Maci, Helidon Haliti dhe Artan Marku.

Në mbrëmjen e ditës së diel, do të hapet ekspozita e punimeve të përbashkëta, të cilat piktorët iI kanë realizuar gjatë qëndrimit në Ulqin.

KOHA NET
YouTube Preview Image