U mbajt simpoziumi shkencorë Shqiptarët në Perandorinë Osmane – Video

June 11, 2011   | Shoqëria / Društvo

Në ambientet e hotelit “Mediteran” në Ulqin

SHQIPTARËT NË PERANDORINË OSMANE

“Kontributi i personaliteteve shqiptare te Perandorisë Osmane në çështjen kombëtare shqiptare”

 

Përgatiti: Senad Maku – Ulqin

 

Në Ulqin më 06.06.2011 dhe në Tuz më 07.06.2011 organizuar nga “HORIZONTI- Qendra për mirëkuptim ndërkulturor”, në ambientet e hotelit “Mediteran” në Ulqin dhe në “Shtëpinë e Kulturës” në Tuz, u mbajt Simpoziumi shkencorë: SHQIPTARËT NË PERANDORINË OSMANE – “Kontributi i personaliteteve shqiptare të Perandorisë Osmane në çështjen kombëtare shqiptare”.

 

Simpoziumi u hap me fjalët përshëndetëse të organizatorit dhe drejtorit të organizatës ”Horizonti”, z. Omer Kajoshaj, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe panelistët.

 

Moderator i këtij simpoziumi ishte Ermal Bega nga Tirana.

Ndërsa nga profesorët e nderuar me kumtesat e tyre ishin:

  • Prof. dr. Hysen Matoshi me kumtesën: “Mehmet Akif  Ersoj dhe shqiptarët”
  • Prof. dr. Adem Zejnullahu me kumtesën: “Ardhja e islamit në Ballkan sipas këngëve popullore shqiptare”.
  • Prof. dr. Mehmet Halimi me kumtesën: “Harmonizimi i fetares me traditat kombëtare vendore.”
  • Husamedin Abazi me kumtesën: “Domosdoshmëria e pajtimit ndërmjet shpirtërores dhe materiales”
  • Mr. Nuridin Ahmeti me kumtesën: “Ulemaja e Plavës dhe Gucisë shembull i mirë se si duhet ti shërbehet popullit dhe fesë”
  • Mr. Ali Bardhi me kumtesën: “Vlera Kombëtare e përkthimeve te Hafiz Ali Ulqinakut”

 

Në këtë simpozium të këtij lloji u hodh dritë në shumë segmente që kanë të bëjnë me kontributin i personaliteteve shqiptare te Perandorisë Osmane në çështjen kombëtare shqiptare, duke filluar nga ana shpirtërore, tradita, trash­ëgimia materiale e kulturore, deri tek shtresimet kulturore e qyte­tëruese në identitetin e popullit tonë.

E veçanta e këtij simpoziumi qe se kultura, tradita, trashëgimia, përhapja e fesë islame si dhe ajo më e rëndësishmja e Kontributit të personaliteteve shqiptare të Perandorisë Osmane në çështjen kombëtare shqiptare ishte në fokus të studiuesve të cilit me ko­m­pe­tencë dhe të mbështetur në dokumente relevante ofruan shumë aspe­kte të panjohura opinionit tonë shkencorë.

 

Debatet në këtë temë pothuajse asnjëherë deri sot nuk janë orientuar në  trajtimin objektiv e të paanshëm, po kanë ndjekur rrugën e ideologjizimeve dhe të propagandës negative ndaj rolit që ka pasur Shqiptarët në Perandorin Osmane, por edhe Islami ndër shqiptarë, që nga fillimi e deri në ditët tona. Shpeshherë ka ndodhur edhe të fshiheshin qëllimisht kontribute të lëvizjeve e personaliteteve të mëdha kombëtare, vetëm e vetëm për shkak të parashenjës islame të tyre.

 

 

Qasja shumë dimensionale, pa komplekse e hipoteka nga e kaluara e karakterizoi punën dyditore të studiuesve nga e cila nuk ka dyshim se do të jetë një nismë e mbar për një përkufizim më real e më të pra­nueshëm për të kaluarën tonë.

Përgatitja serioze dhe niveli i lart shkencor i referuesve i dhanë simpoziumit mjaft vlera, duke justifikuar interesimin e madh të treguar nga pjesëmarrësit dhe publiku i gjerë.

Duhet theksuar se në simpozium kanë qenë të pranishëm përfaqësues të partive politike, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, shkrimtarë, akademikë, deputetë, artistë si dhe njerëz të shquar intelektualë, e më gjerë.

Ky Simpozium Shkencor, që u zhvillue me 06-07 Qershorë 2011, vërtet në fillim vere dhe kohe të nxehtë, por solli freski në zemrat e shikuesve, dëgjuesve, qofshin besimtarë, atdhetarë apo veç kureshtarë…


YouTube Preview Image