Edona Llalloshi realizon fotosesion profesional si shtatzanë

June 26, 2011   | Lajmet / Vijesti

I kanë ngelur dhe shumë pak javë që këngëtarja e njohur Edona Llalloshi të bëhet nënë dhe të sjellë në jetë vajzën e saj të parë nga lidhja me biznesmenin e njohur Gazmend Haxhifejzullahu, duke iu bashkëngjitur kështu listës së gjatë të femrave VIP, të cilat janë bërë nëna. Ajo, së bashku me Gazmendin, tashmë janë vendosur në vilën e tyre të re në Prishtinë dhe po bëjnë përgatitjet e fundit për pritjen e bebit të vogël, duke menduar dhe një emër të bukur për të. Krahas këtyre aktiviteteve, Edona ka dashur që të ketë si kujtim të shtatzënisë, një set me fotografi profesionale, të cilat i ka realizuar vëllai i saj, Miloti.

E veshur me disa fustane elegante ngjyrë të kaltër dhe rozë tipike për shtatzëna, Edona ka pozuar edhe me bashkëshortin e saj, Gazin. Sigurisht që këto foto do t’i ngelin këngëtares si kujtim i bukur nga shtatzënia e parë me baba biznesmenin e njohur, me të cilin ishin njohur rastësisht përmes shoqërisë dhe kishin vendosur të fejoheshin e më pas edhe të martohen, pasi këngëtarja kishte ngelur shtatzënë. Urojmë që së shpejti të mësojmë edhe për ardhjen në jetë të vajzës së vogël, të cilën ndoshta do kemi rastin ta shohim e të publikojmë imazhet e saja të para tek gazeta “Panorama”.

YouTube Preview Image
2