Ermal Fejzullahu i kënaqur në këngën me Norën

July 2, 2011   | Lajmet / Vijesti

Nuk do të jetë një këngë e re me video, por dy të tilla për këngëtarin shumë “in” në treg, Ermal Fejzullahu. Ishim ne që pak ditë më parë e sollëm lajmin se ai tashmë e sjell këto ditë këngën e re në duet me Nora Istrefin. Ndërsa Ermali për këtë këngë na tha se është shumë i kënaqur dhe se do të jetë një hit vere. Ndërsa zbuluam se ai tashmë e ka përfunduar edhe klipin e këngës “Nafaka jem”, e realizuar në Tiranë nga “Max Production”, e cila do të dalë këtyre ditëve në treg.

M. GJ.

Kosova sot
YouTube Preview Image

1