Bregdeti më konkurrent dhe i preferuar në rajon?

July 11, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Ulqinit i rikthehen turistët e vjetër (ndërkombëtar)

“Derisa shumë turistë nga shtete të ndryshme ishin më parë në Egjipt, Greqi, Tunizi e vende tjera, tashmë janë orientuar në Ulqin. Këtu po rikthehen turistët e vjetër që dikur mbushnin bregdetin që vazhdon të jetë vendi më konkurrent në rajon me çmimet”, tha kryetari i Komunë Gëzim Hajdinaga.

Besim Toska

Shumë qytetarë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Polonia, Çekia, Bosnja, Gjermania e vende tjera kanë nisur ta pushtojnë bregdetin e Ulqinit këto ditë. Ulqini me plazhet dhe vlerat e saja të vjetra historike e kulturore mesjetare, bëjnë për që turistët të befasohen. Qyteti është një gërshetim i kulturave. Bregdetin e Ulqinit nuk mjafton vetëm ta shohësh, por edhe ta përjetosh. Komuna e Ulqinit dhe kompanitë përkatëse, kanë bërë përgatitjet adekuate për pritjen e turistëve në mënyrë sa më të mirë, por pritjet do të shihen. Automjetet, por edhe qytetarë nga Kosove prijnë për nga numri që shihen në Ulqin, për të vazhduar më ato të shteteve të rajonit. Edhe pse i pazbuluar nga shumë udhëtarë, vizitorët e rregullt nuk arrijnë të kuptojnë shndërrimin e Ulqinit. Shumë turistë shkojnë të pushojnë, të tjerë mundohen që të ndërrojnë ngjyrat nga e bardha në të zezë.


Kasollet shndërrohen në vende ekzotike
Me të zbardhur dita, turistët kush më herët e kush më vonë, ia mësyjnë plazhit të Shtoit, që ndër turistët quhet plazhi madh dhe tek plazhi Rana i qytetit që quhet plazhi vogël. Valët e detit të përkrahura nga era, lëviznin ujin drejt bregut, dukej sikur trazonin detin, derisa shumë turistë pushonin në rërën përskaj plazhit të Ranës dhe Shtoit. Plazhi i vogël, shumë popullor për vendasit, shtrihet brenda në qytet dhe i cili frekuntohet e mbushet shpejt. Ndërsa plazhi i madh është disa minuta larg nga qyteti. Arrihet tek ura mbi Bunë, që lidh Adën me Plazhin e Madh. Përgjatë lumit ngrihen kasolle druri, me rrjeta peshkimi të çuditshme që e shndërrojnë “mbi-lumin” në një vend ekzotik. Tashmë aty ka nisur ndërtimi i urës së re lëvizëse, e cila do të ndikoj  në lëvizjen më të lirë të turistëve.Plazhi i Madh, ka një gjatësi prej 13 kilometrash, përgjatë lumit Buna nga 32.7 sa ka Ulqini. Kjo hapësirë vazhdon deri tek plazhi i Adës, që është burimi më i vlefshëm i rivierës së Ulqinit dhe rripi më i gjatë bregdetar në Malin e Zi, për të cilin krenohen ulqinakët.  Ky lokacion ka mbi 26 mijë banorë, e që gjatë sezonës turistike dhjetëfishohet. Ulqini që lëviz mes legjendës dhe së sotmes janë gati për sezonin 2011. Tash qyteti dhe ulqinakët jetojnë 24 orë në 24. Qytet i historisë së bujshme, është pasuruar pas çdo pushtimi pa humbur origjinalitetin e tij. Në këtë qytetet të vjetër, i cili për shkak të 365 kishave gërmadhë të kohës Ilire, nga vendasit cilësohej qytet kishtar, pushuesi takohet më traditën dhe menynë e vjetër shqiptare. Nga ana tjetër  sivjet janë shuar edhe hotelet të rinj dhe kapacitetet e përvitshëm shkon deri në 40 mijë vende për bujtje. Po ashtu Ulqini ka llojllojshmërinë edhe me hotele e restorante romantike, objekte kulturore të ndryshueshme. Kultura tipike e kësaj treve është ulliri apo “druri i dashurisë”. Në periferi të tij gjendet ullishta më e madhe në vend, me drurë qindravjeçarë. Kurora e tij me 80 mijë rrënjë i ndihmon ulqinakët në të ardhurat dytësore. Nga ana tjetër specialitetet e  kuzhinës së Ulqinit janë të pasura, peshku përgatitet në shumë mënyra, prodhimet e detit gjithashtu, njihet “Tava e Ulqinit”, bamjet, ushqimi më i vjetër i kësaj treve, tespixhat, një ëmbëlsirë e ngjashme me bakllavanë dhe “Lule Shege”, një tjetër specialitet autokton.

Turistët e vjetër mbushin Ulqinin

Gëzim Hajdinaga, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha se trashëgimia e pritjes nga ulqinakët vazhdon të mbetet e madhe edhe këtë vit për turistët. Numri i turistëve në këto ditë që janë në bregdetin e Ulqinit, tregon se sivjet do të jetë sezona më e suksesshme turistike jo vetëm për Ulqinin,por për tërë Malin e Zi. “Për fat të keq të të tjerëve që nuk i gëzohem, sepse atje ka probleme stabiliteti dhe sigurie dhe për fatin e mirë të Malit të Zi ka shënuar rritje të turistëve”, tha Gëzim Hajdinaga. Sipas tij derisa shumë turistë nga shtete të ndryshme ishin më parë në Egjipt, Greqi dhe Tunizi, tash janë orientuar në Malë të Zi konkretisht në Ulqin. Sipas të dhënave të ndryshme Ulqini vazhdon të jetë vendi më konkurrent në rajon me çmimet. Këtu janë në shfrytëzim plazhe të begatshme, objekte hoteliere dhe ato private. Po ashtu këtu gjatë verës kumbon qyteti nga jeta kulturore e natës dhe aktivitete e shumta rinore dhe familjare. Sa ka pare aq muzikë…. “Ulqini është vendi më i sigurt dhe më stabil për nga siguria ditë e natë  dhe të gjitha këto e bëjnë këtë qytet adresën më të preferuar edhe më madhështor. Vitet e fundit ka pasur sinjale të mira për rritjen e numrit të turistëve të huaj dhe sivjet ky numër sapo vjen e po rritet edhe më shumë”, tha kryetari i Ulqinit. Sipas tij këto ditë ka shumë turistë nga Gjermani, Qekia, Polonia, Hungaria, Bosnja dhe vendet tjera dhe kjo vërteton faktin se në Ulqin po rikthehen turistët e vjetër që dikur mbushnin Ulqinin. Pas kosovarëve numër më i madh i turistëve kanë qenë nga Bosnja. Numrin më të madh edhe sivjet do ta prij Kosova, do ta mbaj bajrakun. Ulqinakët nuk kanë dështuar. Krahasuar me vitin e kaluar ka 35 për qind më shumë makina dhe mbi 40 për qind. “Si çdoherë Kosova vazhdon ti prij listës me numrin më të madh të turistëve dhe  në këtë sezonë shpresojmë se do ti prijnë listës”, tha kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga. Ai tregon se është duke u ndërtuar ura kapitale e cila do të jetë e lëvizshme tek plazhi i madh dhe e cila pritet të kryhet vitin që vjen. Ndërsa për privatizimin tha se kjo ka lënë pas dore Ulqinin. Ka disa vite që nuk është investuar. Numër i madh i investitorëve është larguar nga gjithë rajoni për shkak të krizës.  Ai tregoi se janë bërë investime kohëve të fundit në rrugë, ndriçim, gjelbërim dhe infrastrukturën përcjellëse. Nuk do të ketë problem e furnizimin me ujë, rrymë elektrike. Do të kemi furnizim permanent.

Destinacioni më i lire!

Nga ana tjetër Ali Rexha, drejtor i Organizatës së Ulqinit, tha se çdo vit ka përmirësime dhe këtu valojnë shtatë flamuj që tregojnë kualitetin e lartë të plazheve. Sivjet kemi një ofertë më të mirë se në të kaluarën ku sivjet janë hapur katër hotele apo gjithsej janë 23 hotele. Këto hotele janë me tre e katër yje. Sa i përket akomodimeve private punohet zellshëm në këtë drejtim dhe ato po ngritën nga viti në vit. “Të  gjithë janë angazhuar për një përgatitje më të mire. Këtë mëngjes dita është e mirë. Vitin e kaluar Ulqini ka arritur të mbaj tregun e Kosovës dhe ka bërë hapa konkrete ku janë kthyer turistë nga vende të ndryshme çek, polak, rus boshnjak e gjerman”, tha Ali Rexha.  Sipas tij në Mal të Zi, nuk ekzistojnë të dhënat për shkak të mos ekzistimit të data bazës. Gjatë vitit të kaluar ishin 800 mijë bujtje apo mbi 100 mijë turistë të regjistruar, inkurajojmë të gjithë turistët që të lajmërohen. Organizata Turistike e Ulqinit, ka bërë promocion në shumë vende të botërore, në të gjitha destinacionet e njohura. Ulqini destinacioni më i lirë në tregun e Malit të Zi. Nga ana tjetër edhe pronarët e hoteleve, restoranteve dhe objekteve individuale thonë se janë të përgatitur të presin turistët në mënyrë miradie. Ata thonë se çmimet janë më të lirat në rajon duke bërë krahasime edhe me ato në Kosovë konrektisht në Prishtinë. Edhe turistët nga Kosova që ishin në numër të madh në Ulqin, janë të kënaqur meçmimet që sipas tyre janë të njëjta sikur në Kosovë. Ata tregojnë se vizitojnë këto plazhe tash disa vjet dhe nuk ndërrojnë me asnjë plazh tjetër.

Besim Toska

http://cdn9.fliqz.com/bca2a1bd98324f429cf68c31ef3b2269.flv
Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,

4