Soni Malaj shtatzënë

July 14, 2011   | Lajmet / Vijesti

Për këngëtaren Soni Malaj, të cilën prej kohësh nuk e shohim më në rrugët e Tiranës aq dendur, shtatzënia është stina më e bukur në jetën e saj. Pavarësisht sikleteve që janë të pranishme edhe tek ajo, si te çdo grua tjetër, Soni pohon se ndihet e lumtur për atë çka Zoti i solli.

“Me thënë të drejtën, barku akoma s’po duket edhe pse po hyj në muajin e katërt, siç duket ngaqë s’kam pasur fare dhe prej palestrës intensive që kam bërë duket një bark mëse normal”, – tregon për suplementin këngëtarja e suksesshme e trojeve shqiptare.

“Unë jam në mbikëqyrje intensive nga mjekët këtu në Spanjë, pasi këtu ekziston një program i veçantë për gratë shtatzëna, ku të bëjnë të gjitha analizat e mundshme, të vënë në dispozicion mjekun e familjes, madje edhe psikolog”, – vijon më tej Soni, e cila siç dihet tanimë prej një viti jeton në Spanjë së bashku me bashkëshortin Mirko. Gjinia e bebit është ende e pazbuluar.

Ndërkohë sa i përket karrierës muzikore nga këngëtarja pritet shumë shpejt lançimi i këngës së re, të shkëputur nga albumi i fundit “Unik”, që quhet “Nën lëkurën tënde”. Albumi ka pasur një sukses të paparë dhe kënga pritet që të kthehet në një hit veror

YouTube Preview Image