Ibiza Beach; Plazhi me bregdet më të nxehtë i Ulqinit

July 16, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Plazhi me bregdet më të nxehtë i Ulqinit
Muzikë, ritme të çmendura dhe shumë sensualitet. Këta janë përbërësit e pamungueshëm të beach party në Ibiza Beach Bar Ulqin, festat popullore në plazh që i bëjnë çdo vit e më të nxehta pushimet e të rinjve evropianë që vijn nga Bosnja e Hercegovina,Maqedonia,Polonia Çekia,Gjermania,Franca,Italia,Hungaria,Shqipëria,Kosova,dh e vende të tjera të rajonit..
Muzikë, ritme të çmendura dhe shumë sensualitet. Këta janë përbërësit e pamungueshëm të “beach party”në Ibiza Beach Party, festat popullore në plazh që i bëjnë çdo vit e më të nxehta pushimet e të rinjve evropianë. Edhe këtë vit sajti unë  online  ka bërë klasifikimin e 10 festave më të mira të organizuara në plazhet e Ulqinit gjatë periudhës së verës. Në fund si gjithmonë, të gjitha festat u premtojnë të gjithë atyre që kanë dëshirë të argëtohen, net të zjarrta dhe transgresive deri në orët e para të mëngjesit.

Festat në plazhin Ibiza Beach Party

Mes konfirmimeve të jona para një viti se në Ibiza Beach  nuk mund të mungonte  festa në plazhë ,kallëxojnë vet videot amatere të bëra para një viti dhe tash,se kjo plazhë mbetet ndër plazhet ma argëtuese për vitin 2011.

Plazhi Ibiza shtrihet përgjatë bregdetit në një sipërfaqe prej disa qindra metrash katrorë. Gjatë ditës është një stabiliment madhështor detar që nuk frekuentohet vetëm nga të rinjtë, por edhe nga një numër i madh familjarësh. Ashtu siç kemi shkruar edhe në faqen e internetit të këtij plazhi, festat nisin me fillimin e natës kur stafi u ofron të pranishmëve pije dhe koktejle të ndryshme për t‘u shijuar përgjatë bregut të detit ulqinak.

Më vonë festa zhvillohet me DJ ndërkombëtarë dhe një numër të madh VIP-ash që mbushin plot e përlot tre baret e diskotekës. Por kush dëshiron të kalojë një mbrëmje romantike nuk duhet të shqetësohet: në plazh gjen edhe një restorant të qetë me qirinj,ku Ibiza Beach Party është me të vërtetë magjik.

Festa në plazh nis pasditeve me muzikën house dhe një atmosferë shumë qetësuese, ndërsa në plazh të rinjtë “shkallojnë” duke kërcyer muzikë me ritme të zjarrta.

After beach parties Goooooo


YouTube Preview Image