Sulmohet deputeti Mehmet Zenka

July 21, 2011   | Anketë / Anketa

Zenka rreth orës 04:00 të mengjesit ka njoftuar policinë se në lokalin “Merlin” i cili gjendet në stacionin e autobusëve në Ulqin, është sulmuar fizikisht dhe ka pësuar lëndime, njofton Vijesti.
Policia ka arrestuar shtetasit nga Kosova F.V. (25) nga Klina dhe S.A. (32) nga Lipjani me dyshim se ata kanë rrahur deputetin e Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka.
Po ashtu, sipas të njëjtit burim, gjatë rrahjes është plagosur edhe dyshuari F.V., i cili poashtu pësoi dëmtime të lehta.
Policia thotë se para ngjarjes këta kanë parkaluar njëri-tjetrin me automjete në Bulevardi Teuta.
Të dyshuarit F.V. dhe S.A. do t’i dorëzohen gjykatësit hetues të Gjykatës Komunale në Ulqin, me dyshimin për kryerjen e krimit “sjellje të dhunshme”.

Promul Ulqin

9