Cafo Boga

August 4, 2011   | 

Një delegacion nga komuna jonë në përbërje kryetari Gezim Hajdinaga, kryetari i parlamentit z.Luigj Shkreli, drejtori shkollës ‘’Bedri Elezaga’’ Qemal Bajri dhe bashkëvendasi ynë me banim ne SHBA z. Cafo Boga u takuan me ministrin e arsimit të Malit të Zi z.Stjepoviq.

Në takim u aktualizua çështja e ndërtimit të shkollës në Sukubinë dhe u shpreh gadishmëria e përkrahjes së këtij projekti të nevojshëm. Në ndërtimin e shkollës do të participonin ministria, komuna dhe diaspora. Kjo e fundit në takimet me zyrtarët komunal çdoherë është shprehur e gatshme për ndihmë këtij projekti.

U formua një ekip miks i punës i cili do të përshpejtojë realizimin e e këtij projekti të domosdoshëm, jo vetëm për fëmijët e kësaj ane por për gjithë zonën e Anës së Malit.

Çështjen e realizimit të këtij projekti, kryetari Hajdinaga e ka ngritur disa herë jo vetëm në ministri por edhe në takimet që ka pasur me diasporën dhe zyrat ndërkombetare ne Podgoricë.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga