Ulqini destinacion turistik, bum i paparë turistikë

August 12, 2011   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Edhe pse jemi në ditët e mjedisit të muajit gishtë,një numër i madh i turistëve nga vende të ndryshme po pushojnë në bregdetin e Ulqinit. Jo vetëm kryetari i Komunës së Ulqinit, por edhe përfaqësues të hoteleve, plazheve, bizneseve dhe i njohësve të turizmit, këtë sezon turistike e vlerësojnë si njërën nga më të mirat në tridhjetë vjetët e fundit.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, shtoi se ka një rritje të turistëve të huaj, të cilët kanë preferuar të pushojnë në Ulqin. “Na gëzon të gjithëve është numri gjithnjë e në rritje i turistëve të huaj të cilët kanë preferuar për pushime në këtë kohë të krizës universale Ulqinin si destinacion të tyrin”, tha Gëzim Hajdinaga.

Trafiku i rënduar ka pushtutar qytetin bregdetar të Ulqinit, ndonëse në mes të pikut të turizmit veror. Problemet infrastrukturore rrugore kanë dalë më në pah, tashmë kur fluksi i automjeteve është më i lartë se në ditët e zakonshme.

Qindra automjete mbeten të bllokuara në akset kryesore të qytetit për disa 30 minuta, ndërkohë që aksi më problematik është rruga nga “Kthesa e Plazhit Tropicana”deri tek “Fura e bukes Europa”, që cilësohet edhe si një prej zonave më të frekuentuara për pushuesit që qendrojn në Ulqin. Ndonëse policia ka marrë masa për të lehtësuar trafikun, asgjë nuk ka mundur të evitojë radhët e gjata të automjeteve deri sot.

Oraret e paradites, ato të drekës e deri në orët e vona të mbrëmjes ofrojnë një trafik të rënduar e të tejzgjatur në Ulqin dhe në rrethinat e saj, ndërsa situata pritet të përkeqësohet sidomos deri më 15 të muajin gusht, kur numri i pushuesve arrin nivelet maksimale.

Sezoni turistik në Ulqin, sjell me mijëra pushues dhe qindra automjete, duke e trefishur numrin e këtyre të fundit që qarkullojnë në qytet.Rrrugët tashmë po bllokohen edhe prej eventeve të ndryshme kulturore që organizohen në fundjavë nga Sonica dance Festival që mbahet në plazhin  Copacaban të Ulqinit. Në qytet një problem tjetër po aq i rëndësishëm mbetet dhe parkimi.

Në zonat e plazhit por edhe në rrugët primare dhe dytësore të Ulqinit parkimet janë tejet të kufizuara, duke ndikuar në bllokimin e qarkullimit të rrugëve të qytetit.

Pra, turizmi në Ulqin përbën një rritje të madhe dhe në shumë aspekte dëshmon se plazhet e Ulqinit gjithnjë e më shumë po bëhet magjia e turizmit. Nuk ndodh ndonjëherë në ndonjëvend që të shënohet një rritje kaq e madhe vjetore e turizmit siç po ndodh në Ulqin.

Në Organizatën turistike komunale të Ulqinit /OTUL/ thonë se sezoni i sivjetshëm turistik është ndër më të mirët në 10 vitet e fundit.

“Sezoni i këtij viti karakterizohet për ardhjen, akomodimin edhe efektet financiare. Në Ulqin ndodhen 24.732 pushues të paraqitur, meqë sipas vlerësimeve tona, turistë ka më shumë. Megjithatë, kjo vizitë është 18 për qind më e lartë se sa një vit më pare”,- shprehet zyrtarja e OTUL, Merita Rexha.

Zonja Rexha është e bindur se Ulqinin deri në fund të sezonit, do ta përzgjedhin pushues të shumtë. Këtë e dëshmon fakti se që tani kapacitetet e hoteleve janë të plotësuara deri në fund të shtatorit.


Në pikën kufitare të Sukobinës brenda ditës kanë kaluar mbi 14 mijë qytetarë dhe këto shifra e kanë bërë pikën kufitare më të frekuentuar në Malin e Zi. “Në pikën kufitare Shqipëri-Mali i Zi në Sukobin ka shënuar rekord, ku brenda një dite kanë kaluar mbi 14 mijë veta dhe e cila është pika kufitare më e frekuentuar në Malin e Zi”,tha Gëzim Hajdinaga. Kryetari tregoi se pos turistëve kosovar, numri më i madh i turistëve ka qenë edhe nga Bosnja dhe kanë arritur ti kthejnë mysafirët e vjetër nga Gjermani, Polonia, Qekia, Sllovakia, Hungaria, Italia dhe ka pasur edhe nga Rusia. I pari i komunës tha se tashmë kanë nisur përgatitjet për sezonin 2012 dhe i falënderojnë të gjithë qytetarët e Kosovës që po vizitojë Ulqinin dhe kërkojnë që Ulqinin mos ta lënë pas dore, por ta kenë prioiritet. Ai po ashtu tregoi se rruga Sukobin-Ulqin duhet të zgjerohet e standardizohet ku dhe Qeveria ka bërë projektin për ndërtimin e rrugës dhe së shpejti do të nisin punimet. Kryetari i Ulqinit falënderoi të gjitha mediat nga Kosova për ndihmën dhe marketingun e fuqishëm për turizmin e Ulqinit.

YouTube Preview Image