Ambasadorja amerikane Sue K. Brown,organizoj darkë në Ulqin për Ramazan.3

August 24, 2011   | 

Ambasada amerikane në Podgoricë me rastin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit shtroj iftar mramë në Ulqin në Hotelin Mediteran Resort.
Ambasada amerikane në Podgoricë në krye me ambasadoren Sue K. Brown shtroi iftar për rreth pësëdhjetë të ftuar besimtarë dhe personalitete nga politika, kultura, beznisi dhe bashkqytretarë të fesë islame në Malin e Zi si dhe përfaqësues të konfesioneve tjera nga Ulqini dhe Mali I Zi.

Mysafirë të mbrëmjes ishin të pranishëm përfaqësuesit fetarë në krye me reisin e bashksisë Islame në Mal të Zi,Efendi Rifat Fejziq, ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, Ferhat Dinosha, Ndihmësministri i punëve të brendshme, Osman Subashiq, kryetari i Forcës së re demokratike,Nazif Cungu,kryetari Prespektivës Amir Hollaj, deputeti i partisë boshnjake, Sulo Mustafiq, deputeti i Forcës ,Genc Nimanbegu etj.
Ambasadorja amerikane në Podgoricë Sue K. Brown dhe Reisi i Bashkësis islame në Rifat Fejziq,bënë deklarata para gazetarëve.