Ulqini destinacion turistik

August 29, 2011   | 

Edhe pse kemi shkelur në ditët e fundit të muajit gusht Ulqini ende vlon nga turistët që këto ditë janë duke pushuar në Rivierën tonë. Nëse bëmë një xhiro nëpër plazhe, shumë pak mund të vërejmë se kemi të bëjmë me ditët e numëruara të turizmit. Me të drejtë njohësit e mirë të fushës së turizmit thonë se kjo sezonë do të mbahet mend për ulqinakët si një ndër sezonat më të sukseshme në disa vitet e fundit, dhe sigurisht që ka qenë një” infuzion” i mirë për buxhetin e tyre.
Këto ditë edhe pse flitet për një numër shumë më të madh të mysafirëve se çështë ai zyrtar, në plazhe, rruga dhe restorante nuk mund të vërejmë një rënie të numrit të mysafirëve në krahasim me javën e kaluar, si duket muaji i ramazanit nuk ka ndikuar që mysafirët që e mbajnë ramazanin të kthehen në shtëpiat e tyre.
Plazhet e Ulqinit plotësojnë standardet dhe cilësinë e kërkuar. Disa prej tyre mbajnë shtatë flamuj- dëshmi e përmbushjes së standardeve ndërkombëtare.
Disa kilomtera në jug të Ulqinit gjendet Plazhi i Madh, i tipit ranor. Shtrihet në një gjatësi prej 13 kilometrash, përgjatë lumit Buna. Kjo hapësirë vazhdon deri tek plazhi i Adës. Plazhin e vogël, shumë popullor për vendasit, e gjejmë brenda në qytet. Ai ka nisur të frekuentohet në këto ditë gushti dhe shtatori.
Gjatë gjithë sezonit turistik qyteti i Ulqinit vizitohet nga shumë turistë të huaj të ardhur si nga Kosova, Bosnja Hercegovina, bashkatdhetarët tanë që punojnë në shtetet prendimore, turistë nga Rusia, Ukraina, Anglia, Italia dhe vende të tjera të Evropës, duke shënuar në këtë mënyrë një rekord të turistëve të huaj, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga bukuritë e rralla bregdetare që i ofron qyteti ynë. Vetëm ditën e djeshme, është shënuar një tjetër rekord turistësh në pikën kufitare Muriqan – Sukubinë ku gjatë 24 orëve këtu kanë frekuentuar mbi 12000 autovetura , pra një fluks shumë i madh i turistëve.
Klima e favorshme, dhjetëra kilometra plazh me rërën shëruese të gërshetuara me mundësitë e shumta për argëtim, e bëjnë Ulqinin vend tërheqës.
Edhe pse sezona ka qenë e sukseshme dhe i ka tejkaluar të gjitha rekordet, shumica shprehen të knaqur me kohëzgjatjen e sezonit. Në fakt thonë se në Ulqin kemi 40 ditë sezonë,dhe këtu përfundon çdo gjë në lidhje me turizëm ,kytë vitë sezoni zgjati më shumë.